GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Nga Lutfi DERVISHI – Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Nga Lutfi DERVISHI – Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik

By
Lutfi DERVISHI
10/09/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Është bërë si refren festivali: çdo vit në takimin e ambasadorëve tanë në Tiranë del në skenë “kënga e madhe” – diplomacia ekonomike.

Një togfjalësh magjik, i përsëritur me patos, që duket sikur zgjidh gjithçka, por askush nuk thotë se kush do ta këndojë refrenin deri në fund.

Pyetja e parë është banale por e pakapërcyeshme: sa atashe ekonomikë kemi ? Dikur, diku kishim një, sot ndoshta pak më pak! Me një fjalë diplomacia ekonomike është si të shpallësh kampionatin kombëtar të basketbollit pa pasur as top e as fushë.

Ndërkohë, ne vazhdojmë të mbajmë ambasada të shpërndara në pesë kontinente, me staf minimal që duhet të bëjë gjithçka: nga shërbimi konsullor për komunitetin, tek pritja e përcjellja në aeroporte e deri tek identifikimi i talenteve të diasporës.

Të kërkosh prej këtij personeli edhe të sjellë investime të huaja është njëlloj si të detyrosh një kamarier të bëhet edhe shef kuzhine edhe DJ i dasmës.

Përtej retorikës, një investitor i huaj (serioz) nuk e merr mundimin për të trokitur në derën e ambasadës shqiptare.

Ai pyet agjencitë ndërkombëtare, shikon raportet e Bankës Botërore, FMN-së apo thjesht guglon “problemet e pronësisë në Shqipëri”. Rezultatet që i dalin janë më bindëse se çdo broshurë diplomatike e printuar me ngjyra.

Për më tepër, edhe nëse vendosim të “joshim” investime, duhet të dimë ku do t’i kërkojmë: në gjithë botën, në vendet e BE-së, apo thjesht tek fqinjët? Pa një strategji të qartë, thirrjet për investime mbeten si ato mesazhet e grupeve të mëdha në WhatsApp: që mund t’i lexojnë të gjithë, por askush nuk përgjigjet.

Por le të ëndërrojmë pak se ëndrrat nuk kanë kosto. Supozojmë se i kemi atashetë ekonomikë, kemi buxhetin dhe ccdo gjë që duhet.

Por:

  • Problemi i pronësisë
  • Pasiguria juridike (ndryshimet e shpeshta te ligjeve dhe taksave)
  • Ndarjet në lote (për të shmangur kompanitë e huaja)
  • Detyrimi për të patur një partner shqiptar
  • Korrupsioni, etj, etj

nuk i zgjidh as diplomacia ekonomike më e përkryer.

Dhe për kujtesë: precedenti i Beketit është tritol për diplomacinë ekonomike

Katër vite më parë e mbyllja shkrimin me këtë temë me refrenin “Parole, parole, parole”. Sot, fatkeqësisht, teksti është i njëjtë. (Edhe premtimet për të ndarë punën me Kosovën kanë mbetur në letër) Veçse orkestrën e kemi më të varfër dhe korin më të lodhur.

Në vend që të bëjmë diplomaci ekonomike, vazhdojmë të bëjmë diplomaci retorike. Dhe kjo, siç dihet, nuk sjell as investime, as zhvillim – vetëm fjalime me dietë ditore. Këtu kemi rritje të dukshme, të paimagjinueshme.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Next Article Nga Andi BUSHATI – Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?