GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Nga Andi BUSHATI – Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Nga Andi BUSHATI – Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin!

By
Andi BUSHATI
04/06/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të përzgjidhej, vendosej, madje dhe shpallej nga një njeri i vetëm, ai që kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe sapo Edi Rama, shqiptoi në mënyrë të beftë, emrin e Bajram Begës, si kreun e ardhshëm të shtetit, komentet pro dhe kundër vërshuan menjëherë.

Disa ngrinin atributet e një ushtaraku që kishte në xhep edhe diplomën e mjekut. Ata që shkonin më larg, flisinin për një zgjedhje të servirur nga përtej oqeanit, ku me cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjigjshëm, Bajram Begaj kishte vizituar vetëm pak ditë më parë Pentagonin.

Të tjerë shihnin krejtësisht të kundërtën. Për ata ai ishte thjesht gjenerali, që nuk i mbrojti dot territoret e shenjta të ushtrisë shqipëtare, nga grykësia e binomit qeveritarë- oligarkë, që shpesh në mënyrë të paligjshme kanë zaptuar pronat e repartave ushatrke dhe porteve, në heshtjen e plotë të shtabit të përgjithshëm, madje duke anashkaluar edhe nënshkrimin e detyrueshëm të atij që gjeneral Begaj do ti zërë pas disa ditësh vendin. 

Ata që e mbronin këtë version, pra portretin e një kukulle, që vë pushtetin mbi ligjin, i frynë më tepër kësaj hipoteze, kur panë sjelljen e mëshirueshme të ushtarakut të lartë në zyrën e kryeministrit. Përunjësia me të cilën ai falenderonte bamirësin, gjuha e nënshtruar e trupit dhe qëndrimi si i një kadeti para eprorit, e përforcuan idenë fikse se në presidencë po ngjitej një vasal i Edi Ramës.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në fakt, për të thënë të vërtetën është shumë shpejt të vësh bast për secilin nga versionet. Ata që mendojnë se Bajram Begaj është sot në lartësinë e postit që do të marë mund të përgënjeshtrohen. Historia ka treguar se pesha e pushtetit thyen edhe karaktere të forta, që më parë kanë ditur ti’a dalin me sukses sfidave të jetës që pak njerëz i përballojnë me lehtësi.

Por, po ashtu edhe e kundërta është e vërtetë, njerëz të destinuar për të qëndruar në hije dhe në dukje pa ambice të mëdha, lartësia e detyrës shpesh i ka sublimuar dhe i ka bërë të duken ashtu sikurse as vetë nuk e kishin imagjinuar të ishin.  

Pra, në këtë kuptim, e shkuara e gjeneral Bajramit, nuk përbën një garanci për të imagjinuar presidentin e ardhshëm Begaj. Ai i ka premisat për një histori suksesi, po ashtu si edhe ato për një dështim spektakoar.

Ama një gjë e vetme është përcaktuar prej sot kur ai ende se ka marrrë ende detyrën. Ajo është njëherë e përgjithmonë e pakthyeshme. Dita kur ai tha “PO” nuk mund të zhbëhet më. Dhe kjo ditë e vuri atë në pozitë tejet të pakëndshme.

Ai, jo vetëm që nuk do të jetë një president i zgjedhur në mënyrë konsensuale, çka që e bën shumë më të lehtë detyrën e një kryetari shteti mbi palët, por ai nuk do të jetë as një figurë e dalë në rrugë demokratike, nga ekuilibri i forcave dhe nga debati i brendëshëm i rrymave të ndryshme të një shumice politike.

Ai u bë produkti i një farse, që filloi me hedhjen në kuti të zarfave sekretë dhe u finalizua në një llozhë, pjestarët e së cilës duhet të dorëzonin jashtë mureve telefonat celularë.

Emri i tij qe preferenca, kalkulimi, ndoshta kapriçoja e një njeriu të vetëm. Për të ka vendosur Edi Rama, tek pullë dhe këtë e di kushdo përfshirë edhe vetë presidentin e ardhshëm. Prandaj, në momentin që ka pranuar, bashkë me po-në që ka thënë, ndoshta me entuziazëm apo ndoshta me dyshim, ai i është përulur kësaj rruge aspak transparente dhe këtij procesi të denjë për vende autokratike.

Mund të merret me mend lehtësisht se ky nuk është një augur i mirë për të nesërmen, pasi fakti që gjeneral Bajrami ka vendosur të mbyllë sytë për mënyrën se si u përzgjodh, bën automatikisht kurban një pjesë të vlerave të rëndësishme që ai duhet të mbartë si president i vendit.

Pikërisht për këtë ai nuk do ta nisë dot detyrën në kushtet më të mira të mundshme. Ai nuk do të hyjë në zyrën e tij me këmbën e djathtë. Ai nuk do te jetë i besuar, por i paragjykuar dhe ky është minusi më i madh për dikë që e ka në përshkrimin e vendit të punës, të qenit përfaqësues i unitettit të ne të gjithëve.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – ‘Brain drain’: Në shëndetësi dhe më tej
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Trekëndëshi që zbulon tradhtinë ndaj Kosovës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?