GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga “MPAQI” tek “MDIK”, kush do të jenë ministritë e reja të Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Nga “MPAQI” tek “MDIK”, kush do të jenë ministritë e reja të Ramës

By
GazetaTjeter
13/01/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Krijimi i një ministrie të re, me një miks të çuditshëm që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, siç është Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, duke emëruar në këtë post, Blendi Gonxhen, ka trembur disa ministra në detyrë dhe po bën të ëndërrojnë disa të tjerë. Por pa kaluar një javë nga kjo çartje, Rama ka krijuar një tjetër dikaster, Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, duke ia besuar Adea Pirdenit, që deri dje mbante postin e zëvendësministres së Drejtësisë.

Disa njerëz pranë Ramës thonë se i është shkrepur keq në kokë që të bëjë ca lëvizje të çuditshme që ministrat dhe deputetët e PS-së nuk i kuptojnë, por do i pranojnë si tu thotë i madhi i tyre. Ministria e re e mundshme në mendjen e Ramës do të jetë Ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin dhe Arkivës Qendrore Inovative me inicialet “MPAQI”. Emri është gati dhe nuk do të lëvizë, ajo pritet të drejtohet nga ministrja aktuale e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali. Do i bashkangjtet si institucion varësie edhe një strukturë e re: “agjencia e servilizmit institucional” me icicialet ASI.

Një tjetër ministër me shembuj të shumtë si njeri i ditur me shkollim dhe mendësi anglosaksone do vijojë të jetë ministër drejtësie, por Ulsi Manjës meqë ia prenë “krahun e djathtë” duke i hequr zëvendësen e tij duke i marrë edhe zyrën antikorrupsion do i shtohen disa portofolë të tjerë dhe mund të quhet Ministria e Drejtësisë, Inteligjencës dhe Kreativitetit me inicialet “MDIK”.

Ministria e Brendshme nuk do ketë më si ndikim të drejtëpërdrejtë me politikat e saj Policinë e Shtetit. Do behet Ministria e Brendshme për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Pyllëzimin, ndërsa Policia e Shtetit do të kalojë në varësi të Ministrisë më të re që do të hapet. Do të quhet Ministria e Kanabisit Legal, Porteve dhe Tregtisë së Bananeve. Për këtë ministri kaq të rëndësishme e cila do të jetë tërësisht e re, Rama po mendohet gjatë në përzgjedhje duke i shoshitur kandidaturat mirë.

Nuk do të lëvizë Arbion Mazniku. Nuk ka shumë që po drejton Ministrinë e Pushtetit Lokal, por do i ndryshojë emri dhe do kalojë Ministri i Kulinarisë, për Marrëdhëniet me Dubain, Sheikët dhe Oligarkët. Do të krijohet një ministri e re e quajtur Ministria e Harbimit dhe Komunikimit Oral. Emri më i përshtatshëm ishte ai i Safet Gjicit, por ndodhet në paraburgim pas një afere seksuale orale në zyrë. Megjithatë ka plot të tjerë që kanë paraqitur kandidaturat dhe Rama mund t’i shohë me shumë prioritet këtë sektor. Ministritë e tjera nuk lëvizin, por do u hiqen disa sektorë. Ministrisë së Financave nuk kanë çi heqin më se ja hoqën ekonomimë, por po mendohet që Ministrisë së Bujqësisë t’i shtohet kompetenca të tjera duke u quhet Ministria e Bujqësisë, Blegërimit, Çerdheve dhe Lëndinave.

Nënkryeministrja Belinda Balluku do bëhet me superministi. Ajo të të drejtojë Ministrinë e Infrastrukturës, Energjitikës, Ushtrisë dhe Lulishteve. Ndërsa Niko Peleshit i hiqet ushtria dhe do jetë Ministër i Mbrojtjes së Bimëve të Rrezikuara dhe Pelikanëve.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Këta vjedhin edhe prokurorin
Next Article Luizi u tall me shtatzëninë e Einxhel, reagon për herë të parë Dagz
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?