GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Milaim NELA – Patronazhistët mediatikë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Milaim NELA – Patronazhistët mediatikë

By
Milaim NELA
29/05/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Sot ata që punojnë në median shqiptare, të shkruar apo audiovizive ndahen në 2 grupe:

1. GAZETARË që janë shumë pak në numër e me thonj mbrojnë INTERESIN PUBLIK dhe nderin e tyre duke rrezikuar jo pak … dhe

2. PATRONAZHISTË MEDIATIKË* që kanë edhe këta hierarki gradash mes veti.

Këta janë në numër shumë të madh, marrin pagesa marramendëse e janë ndoshta arma më e fortë dhe padyshim më e fëlliqur e regjimit.

Jo më kot është investuar kaq shumë tek këta!

– Patronazhistë mediatikë janë drejtues emisionesh politike që pushtojnë kohën më të shikueshme të mbrëmjeve. Këta janë të superpaguar dhe nën maskën e “gazetarit të madh” bëjnë çmontimin e kauzave reale e që do duheshin trajtuar me profesionalizëm duke vënë gishtin në plagë e ndërgjegjësuar publikun.

Këta bëjnë relativizimin e çeshtjeve serioze dhe e çoroditin opinionin publik duke “normalizuar” në sytë e publikut ngjarje vërtet të rënda!

– Patronazhistë mediatikë janë të ftuarit e rregullt të tavolinave të emisioneve të këtyre që unë përmenda më lart. Ka fjalë që një pjesë prej tyre paguhen jo vetëm nga makineria qeveritare rilindase por edhe nga fonde të caktuara nga shtetet ballkanike apo me gjerë për shkatërrimin e Shqipërise dhe ruajtjen e statukuosë pra mbajtjen e publikut në konfuzion të vazhdueshëm dhe ngulitjen e idesë sidomos tek të rinjtë që “ky vend nuk bëhet” prandaj mbathjani. Roli i tyre nuk është i paneglizhueshëm në shpopullimin drastik të Shqipërisë!

– Patronazhistë mediatikë shumë të rrezikshëm janë ata që quhen gazetarë të kronikës apo edhe të terrenit që pretendojnë se sjellin lajme ekskluzive për publikun dhe demek kanë akses tek burime qeveritare. Jo rrallë këta luajnë rolin e mesazherit të kodeve që i dërgohen eksponentëve të mafias permes studiove televizive.

Ata sillen sikur i bëjnë shërbim publikut duke u sjellë si të pavaruar. Shpesh teatri i tyre shkon deri aty sa këta bëjnë edhe viktimën demek sikur rrezikohen nga regjimi e nga kjo pozitë demek opozitare godasin me helm edhe opozitën.

– Patronazhistë mediatikë (çerra të vegjël) që përpiqen të ngjisin rangjet janë edhe ata që presin në korridoret e zyrave apo në rrugë për të bërë pyetje “me spec” që godasin opozitën!

Disa nga këta i kam parë edhe në konferencat për shtyp që bën Dr Berisha…

…ka edhe specie të tjera por po e lë me kaq sot dhe pa emra por ju i dini dhe i njihni të gjithë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Korrupsionin do na e luftoka Ndrangheta
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Patriotizmi fals i Edi Ramës! Gjermanët thonë: ‘Një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar’!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?