GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Meri LIKA – Urdhëri vegjetarian i Kimit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Meri LIKA – Urdhëri vegjetarian i Kimit

By
Meri LIKA
06/04/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Partitë politike kanë filluar fushatën, por sigurisht nuk mund të rrinte jashtë saj edhe ajo, “prima donna” e diplomacisë, “kulinaristja” dhe vegjetarianistja me famë botërore, Yuri Kim.

E si mund të ndodhte ndryshe!

Ajo foli e foli, e foli e foli duke thënë se qeveria duhet të na garantonte lirinë e votës, votime të drejta, se kishte patur edhe disa problemka të vogla në votimet e fundit, por më gjatë foli për atë që ajo ka më shumë për zemër, për mbrojtjen e planetit duke i drejtuar opozitarët drejt vegjetarianizmit.

Çuditërisht nuk tha asgjë për kanakarin e saj dhe historinë e tij McGonigaliste, ama ne opozitarëve nuk na harroi, nuk na kujtoi vetëm barin, por na e pasuroi menunë, na ofroi shkrepsen që të mos e hamë barin të pa gatuar. Ne në Tiranë e kemi të zgjidhur o Kim, se “opozita e vërtetë”, në orët e vona të natës na e gjeti kandidat Rolandin pas një gare të fortë me Godolen që e propozoi vetë Rolandi që ta konkurronte, pra nëse ndjekim këshillën yurikimiste e kemi alternativën, por problemin e kam me mamane time.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Po si nuk na the më qartë moj Kim, se kë duhet të votojë mamaja ime në Vlorë, duke qenë se kryetari i komanduar, me autorizim, nga ai që ka bërë vetëm një hap pas, i kësaj opozitës që ti na sygjeron nuk ka vendosur kandidat?! Po si mamaja ime, në dilemë janë votuesit në 45 bashki të tjera, të cilët kanë shumë qejf të ta plotësojnë dëshirën por e kanë të pamundur të bëjnë këtë.

Më dhimbsen shumë edhe votuesit e Korçës, por edhe të Krujës, të Lezhës, të Librazhdit, të Vorës, të Kurbinit, se deri para pak ditësh ishin të lumtur dhe të sigurt se do ta plotësonin dëshirën, por për fatin e tyre të keq kandidatët e Alibejat u tërhoqën nga gara.

Aman o Kim, mos na merr me sy të keq, se nuk është se nuk duam të ta plotësojmë dëshirën, por nuk mundemi moj zemër, thjesht nuk mundemi. Nuk mundemi se na la jetim Luli që bëri atë gjëmën e madhe me atë hapin prapa, na la jetim Alibeaj që luftoi bashkë me pushtetin për atë të shkretë vulë dhe nuk pati kohë të gjente kandidatë, e tani kemi ngelur si çifutët nëpër shkretëtirë që do ta kërkojmë kandiatin por nuk do ta gjejmë o admirale.

E në këto kushte vlonjatët e si ata edhe 51 bashkitë e tjera (mos kujto se nuk di të numëroj, moj, se jam ekonomiste, në fillim ishin 45 bashki pa kandidatë po tani kemi 51) e kanë të pamundur të ta plotësojnë dëshirën.

Mos ndoshta në intervistën tënde duhet të kishe dalë më hapur dhe të thoje që të votonim kandidatën e Ramës?

Se jo për gjë, po këta të rretheve ngelën sërish të hanë bar. Na e tha edhe Rolandi këtë gjë, na e tha moj na e tha, me zë edhe figurë na e tha se kush voton Foltoren do përfundojë duke ngrënë bar.

Po do ti moj që ne ka filluar të na pëlqejë vegjetarianizmi?! Jo për gjë po është edhe i mirë për organzimin.

Rrofsh ti o Kim, e bashkë më ty edhe Rolandi që na theksuat sërish rrugën e duhur, se tani e tutje nuk do kemi më as kolesterol, as mbi peshë (sidomos mua më shpëtove me këtë të fundit).

Do ta lë pak ironinë dhe tani do të drejtohem seriozisht.

Ditën që do të bëhen llogaritë se sa na ka kushtuar ne shqiptarëve epoka ‘ramiste’ si dhe sa na keni kushtuar të gjithë ju patericat e tij, do të kuptojmë se pse vendin e ka mbërthyer varfëria, se përse investimet e huaja marrin arratinë, se përse po zhdukemi si popull, se përse po mbytemi nga krahu i punës bangladeshase, do të kuptojmë se përse kemi hyrë në një spirale vdekjeprurëse nga e cila nuk do mundemi të dalim nëse nuk zgjedhim DREJT sot, sepse tashmë korrupsioni dhe presioni qeveritar ka fituar një fuqi centrifugale nëpërmjet së cilës po e fut vendin brenda kësaj spiraleje të pa shpresë, prandaj për këto që të thashë e për shumë më shumë se kaq ne sërish edhe në këto zgjedhje, zgjedhim të hamë bar.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Opinioni i gjobave në sulm mbi mediat online
Next Article Lufta që ndan të majtën evropiane
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?