GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Meri LIKA – Po me antikitetin do krahasohemi?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Meri LIKA – Po me antikitetin do krahasohemi?

By
Meri LIKA
18/11/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Ligjërata arrogante e kryeministrit, ashtu si gjithmonë janë ligjëratat e tij, i ra gozhdës dhe patkoit, vetëm në dy pika; tek bonusi për pensionistët dhe tek krahasimi me qeverinë e demokratëve përpara 12 vitesh. T’i thuash sot pensionistëve se pensionin do t’ua rrisësh vetëm 400 lekë dhe se do t’u japësh lëmoshë në fund të vitit, është t’i kthesh ata në kohën kur shqiptarët hanin vetëm një herë në vit.

Theksimi i shpeshtë, gjatë ligjëratës së tij, i 2 bonuseve nuk është asgjë tjetër, por një karrotë që rreket t’i tërheq pensionistët për t’u marrë votën, po jo për t’u dhënë dinjitetin. Kryeministri nuk iu tha pensionsitëve se përse ata janë të trajtuarit me më pak dinjitet se të ngjashmit e tyre në rajon. Ai nuk iu shpjegoi se përse ata e kanë pensionin mesatar 128 euro ndërkohë që të ngjashmit e tyre në Bosnje e kanë 272 euro, ata në Maqedoni 283 Euro, ata në Serbi 287 euro dhe ata në Mal të Zi 359 euro. Ai nuk iu shpjegoi se përse të ngjashmit e tyre në Kosovë, tek një shtet i cili ka vite jetë shumë më pak se sa Rama ka në pushtet, pensioni mesatar u bë 318 euro.

Por kryeministri nuk na shpjegoi as shumë e shumë gjëra të tjera. Ai nuk na shpjegoi se sa do të ishin fondet për arsimin në mënyrë që të ndryshojë renditja në raportin Pisa. Ai nuk na tregoi se sa do të ishin fondet që do të investohen në mjekësi në mënyrë që mjekët të mos kthehen në pazarxhinjë të ilaçeve që mungojnë.

Ai nuk na tregoi se sa do të investohet në bujqësi që fermeri ynë të mos i lër tokat djerrë e të shkojë të punojë tokat e Evropës. Ai nuk na tregoi se sa do të investohet në turizëm që pronat e shqiptarëve të mos bëhen plaçka të të përzgjedhurve të tij si investitorë strategjik. Ai, në asnjë moment nuk na tha se do të investohet në mbrojtjen ushqimore për të ndaluar ëë ushqimet serbe, por dhe mbeturinat e botës të mos e kthejnë tumorin si grip. Ai, në asnjë moment nuk na tregoi se si do përballohej dëmshpërblimi që mori Francesco Becchetti. Ai, në asnjë moment nuk na tregoi se si do ndalet korrupsioni i koncesioneve dhe PPP-ve, të cilat sot marrin pjesën e luanit.

Ai në asnjë moment nuk na tregoi se si do të investohet në siguri që të kemi jetën të sigurt. Ai në asnjë moment nuk na tregoi se sa do të investohej në atë të shkretin “Ujë 24 orë” që është premtuar që para 12 viteve. Kryeministri gjatë ligjëratës së tij pasi e hodhi dhe e përdrodhi fjalën bonus lartë e poshtë, majtas e djathtas, madje edhe diagonal, kaloi tek krahasimi i sukseseve të qeverisjes së tij me ato të qeverisjes së demokratëve përpara 12 vjetësh.

Pas dymbëdhjetë vjetësh në pushtet, kryeministri harroi të bëntë krahasime të sukseseve të tij me qeverisjen e Enverit, të Zogut madje do kishte bërë mirë të krahasohej dhe me antikitetin se me siguri që sukseset e tij do ishin patjetër “evidente”. Të flasësh për qeverisjet e mëparshme 12 vjet më pas kur i ke patur vetë, timonin dhe tepsinë dhe të mos kesh bërë asgjë për të rritur nivelin e mirëqenies, shëndetësisë, sigurisë, arsimit, ushqimit, bujqësisë e as të turzimit, është si të ulet një piktor e të na flasë për teorinë e relativitetit.

Në fakt mendoje se kam gabuar kur kam thënë se po të krahasoje me antikitetin sukseset do ishin evidente. Gabim i madh ky nga ana ime. Në kohën e antikitetit por edhë në të gjitha qeveritë e mëparshme kurrë nuk ka qenë një numër kaq i vogël shqiptarësh që jetojnë në tokën e tyre dhe të kenë qenë kaq të keq qeverisur, kaq të vjedhur, kaq të shitur dhe kaq të varfër.

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Problemi më i madh
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Nëse nuk do të kishim SPAK, Rama, Balluku, Veliaj, Balla +, do të ishin në qeli
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?