GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Meri LIKA – Pa brirë ti je mbret, pa brirë je pasha!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Meri LIKA – Pa brirë ti je mbret, pa brirë je pasha!

By
Meri LIKA
17/03/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Të të dhurojnë vulën e partisë më të madhe opozitare kur e di se nuk ke antarësinë e asaj partie dhe për më tepër kur këtë vulë ta dhuron kundërshtari yt politik, sipas mendimit tim do të thotë ta mendosh veten mbret kur nuk ke mbretëri.

Kjo vendim, më kujtoi një nga filmat vizatimor që aq shumë e kemi parë kur ishim fëmijë, “Kau dhe ujku” ku ujku i vetëdijshëm se e kishte të pamundur ta hante kaun, mundohej ta joshte e ta bindte që kau të dorëzonte armën e tij të vetme brirët duke i thënë “pa brirë ti je mbret, pa brirë je pasha, pa brirë është edhe moda…” .

E kështu partia e vulës, pëpara syve të mi, është bërë kau që beson se pa brirë do të jetë mbret, pasha dhe modern të cilin aq shumë e kishte ëndërruar ujku Rama e që tashmë e ka mundësinë ta shijoj ndoshta të shoqëruar edhe me një gotë verë.

Asnjëherë nuk e kam menduar politikën si “luftë” të ndershmërish apo qoftë edhe si luftë konceptesh, por gjithmonë e kam menduar se eshtë luftë interesesash të cilat kanë forma konkave dhe konvekse në varësi të situatës, dhe se “luftrat” sado të drejta apo të padrejta qofshin, duhet të bëhen me dinjitet.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Ah ky dinjiteti i shkretë!

Sipas konceptit tim, veshja e njeriut me dinjitet ësht një luftë e vështirë brenda tij, sepse dinjiteti nuk ka masë, si kilogrami, litri apo metri, ai matet me perceptim, me mendim dhe me ndjesi.

“Aksionet” e PD-së së vulës, ka kohë që ia kanë hequr thelbin dinjitetit të politikës, të të mos bërit vegël, servil, i pamoral dhe në fund i pa vlerë.

Duke pranuar shkeljet ligjore me të vetmin qëllim që të përfitojnë sa më shumë, politika alibasho-luliste është duke “ndihmuar” qytetarin që të largohet nga politika, duke e detyruar të bëhet indiferent e në këtë mënyrë ta bëj vulnerabël përballë pushtetit.

Për të forcuar demokracinë është e nevojshme të rikuperohet dinjiteti i politikës. Dhe kjo nuk varet vetëm nga ligjet apo statutet e partive, por mbi të gjitha nga sjellja e njerëzve që e përfaqësojnë atë. Dinjiteti i politikës nuk është çështje personale e individëve që merren me politikë por është çështje e moralit publik.

Të fitosh e më pas të mbrosh dinjitetin në politikë do disa virtyte.

Të jesh dinjitoz kërkon guxim. Unë nuk pretendoj që politikanët tanë të jenë heronjë, por thjesht të respektojnë arsyen e ekzistencës si bartës të ideologjisë dhe dinjitetit të tyre, sepse në fakt, në shumicën e rasteve nuk më pëlqejnë heronjtë ashtu siç nuk më pëlqejnë sjelljet qesharake të politikanëve.

Të jesh dinjitoz kërkon të jesh i përgjegjshëm, një virtyt që ushtrohet së pari pëpara vetes e pastaj përpara të tjerëve.

Të jesh dinjitoz kërkon ndershmëri, ta trajtosh politikën si instrument përparimi të shoqërisë, të konsiderosh që demokracia nuk është thjesht një përfaqësim sipas dëshirave të kryetarit dhe kaq, por se është një përfaqësim i atyre që të votojnë ty, si njeri dhe si individ.

Politika është dinjitoze kur politikanët e bëjnë atë një instrument për të bërë shoqërinë të përparojë.

Të marrësh vendim që partinë t’ia japësh antarësisë do guxim i cili ashtu si dhe dinjitetit duket se nuk ka asnjë lidhje me grupin Alibeaj alias Basha.

Përfundimi i fabulës së filmit vizatimor për copëzën që ka vulën e Partisë Demokratike, sot ka një fund tjetër, në të cilin kau pas heqjes së brirërve mendoi se me të vërtetë ujku e njohu për mbret.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Alfred LELA – Vibratori i qeverisë
Next Article Nga Sebastian ZONJA – Si fshihet propaganda serbe pas portaleve “nacionaliste” shqiptare
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?