GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Meri LIKA – Kur të ngelet derri maç në dorë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Meri LIKA – Kur të ngelet derri maç në dorë

By
Meri LIKA
25/06/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Tani që po shkruaj këto rreshta, unë nuk e di, dhe as nuk mund ta marr me mend se kush do ta fitojë garën e ashpër që po zhvillohet në Partinë Vulë. Po e them paraprakisht këtë, se nëse ato që do të shkruaj do të dalin të vërteta, të mos më paragjykoni e të më konsideroni si magjistare a ku di unë se çfarë.

As ju dhe as askush nuk mund të thotë me saktësi se cili do të jetë fituesi në këtë garë kolosash që parqiten përpara miliona militantëve dhe sidomos përpara atyre miliona votuesve që i zgjodhën si forcë politike në zgjedhjet vendore 2023. Është shumë e vështirë, madje mund të them se gara është bërë ankth jo vetëm i gjithë spektrit opozitar por dhe i vetë popullit, sepse në këtë fitore ata shohin liderin e së ardhmes, shohin atë që do sjellë përparimin, atë që nuk njeh asnjë humbje, liderin shqiptar që do populli amerikan, që e do Kimi, Eskobari, Blinkeni, Macroni, Sunati, Meloni madje edhe Berluskoni. Jo jo ku i fundit duhet hequr nga lista se tashmë ai e mbylli filmin e dashurive.

Ndihet në ajër tensioni i garës, ndihen ato bulëzat e vogla të shpresës që ditë pas ditë zmadhohen derisa bëhen një ujëvarë shprese dhe bekimesh mbi shpirtrat dhe jetët tona, ndihet konkurrenca, përplasja (në thonjëza mos harroni, se ata janë lidera evropian nuk përplasen me të vërtetë, por përplasin idetë) mes dy programeve, ndihet forca si e magjistarit David Copperfild që hyri e doli nga trekëndëshi i Bermudes pa i ndodhur asgjë. O Zot, faleminderit, sepse kur e mendoj këtë të fundit, që deri më sot nga ai trekëndesh nuk ka dalë askush ndihem aq e lumtur që ne do jemi njerëzit e parë në botë që do ta kemi këtë fat, sa nuk e shpreh dot me fjalë. Shumë popujve mund t’iu duket absurditet kjo gjë, po jo ne, sepse ne e dimë, ne e kemi me fakte të pakontestueshme. Pas kësaj do hyjmë si popull në Librin Guinness të Rekordeve Botërore, si popull që kemi në gjirin tonë të vetmin person në botë që i la targën Trekëndëshit më të frikshëm në botë.

Kjo fushatë elektorale, e vetmja që zhvillohet me firmë, me vulë e me më the e me të thashë, na ka përfshirë të gjithëve. Ajo po bëhet motivi i ditëve tona (O Zot si do bëjmë kur të mbarojë!), për lirinë që po lejon, për risitë që po sjellë në të vetmin proces demokratik zgjedhor të këtyre 30 vjetëve. Po pse more qerratucër nuk i shfaqët më parë këto cilësi, po përse na latë, deri më sot, në duart e trekëndëshistave të një vendi të huaj (nuk kam asgjë me Bermudet si vend e as me popullin e tyre, të mos keqkuptohemi)?! Sa shumë iu ka pritur ky popull, sa vite kemi që si Diogjeni edhe ne në mes të ditës me diell, plot dritë, ku gjithçka duket saktë, me një fener në dorë kemi gjezdisur rrugëve të Shqipërisë duke kërkuar liderin, atë të vërtetin që e fiton çdo betejë që humbet. Pse more çamarrokër të politikës pse, se na bëtë lëmsh fare!?

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

– Meri zgjohu! Meri zgjohuuuuu!

Ishte mamaja ime që po më thërriste të zgjohesha, sepse zilja e alarmit të telefonit kishte rënë disa herë po unë nuk e kisha dëgjuar. Pasi mora kafenë, hapa telefonin dhe fillova të lexoja lajmet: Lulëzim Basha dhe Gjergj Hani dy garuesit për postin e partisë së vulës. Më erdhi keq për veten por, edhe për të gjithë ju, kisha qenë në endërr!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Prigozhin ndal revoltën dhe Moska e “fal”: çfarë nuk shkon në tentativën për grusht shtet
Next Article Nga Andi BUSHATI – Kush do të jetë Prigozhini i Ramës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?