GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Meri LIKA – Gjuetia e pëllumbave
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Meri LIKA – Gjuetia e pëllumbave

By
Meri LIKA
14/04/2023
4 Min Read
Share
SHARE

E morët vesh???

U gjet vjega ku vulistët mund të varin hallin e madh që i zuri me dorëheqjet e kandidatëve.

Sot ka filluar do këndohet refreni se PD-ja e Berishës nuk po gjen dot fajtor për humbjen se këta të vulës po “luajnë aq bukur” sa nuk po ia japin këtë shans. (Uau çfarë gjetje?!) Madje, madje ka zëra se kandidatët e vulës po tërhiqen, që Berisha të mos ketë kë të bëj me faj (Më vërte?! Dmth Rolandi do të tërhiqet i fundit si i fundmi i Mohikanëve?!) Sipas kësaj teorie na del që pas çdo dorëheqje të kandidatëve të tyre, vulistët, në zyrat tek “Kotoni” bërtasin:

– Po kjo ishte loja!

Domethënë, edhe strategji, edhe taktikë, edhe teknikë. Pra disa nga kandidatët e vulës, pasi vendosën të kandidojnë, vendosën që të tërhiqen në mënyrë që Berisha të mos ketë kë të bëj me faj kur të humbas. Të qeshësh e të qash në të njëjtën kohë, kur dëgjon teori të tilla. Këta po konkurojnë çdo program humori, nuk i konkurron dot më as Portokallia, as Al Pazari e as Kosherja se këta janë aktorë shumë më të zotë.

Domethënë këta vulistët, morën 920.000 euro në vitin 2022, do të marin dhe 940.000 euro në vitin 2023 jo për të ushtruar misionin e tyre politik, por për të luajtur kukafshehtas duke vendosur kandidatë në 15 bashki nga 61 e që pastaj shumica e këtyre të tërhiqen për t’i lënë Berishës në dorë dopjo gjashtën.

O Zot, sa e sofistikuar paska qenë kjo strategji!

Sigurisht që grupi i vulës është bërë qesharak por në të njëjtën kohë është duke e dëmtuar shumë opozitarizmin me pa dinjitetin dhe pa personalitetin e tyre politik, por se do arrihej deri në këtë pikë sa dështimin total të tyre dhe braktisjen që po iu bëjnë kandidatën ta quanin sukses, nuk ma kishte marrë mendja.

Ua ua ua sa të thella paskan qenë këto punë, more Perikli, njësoj si tek ajo fabula kineze!

Në Kinë ishte një qytet i vogël i quajtur Handan, në të cilin prej shekujsh ruhej një traditë e lashtë.

Të gjithë fshatarët gjuanin pëllumba për t’ia dhënë mbretit si dhuratë për vitin e ri. Mbretit i pëlqente shumë kjo traditë aq sa jepte edhe shpërblim për ata që i sillnin pëllumba dhe nuk i bënte aspak përshtypje se në përpjekje për të kapur një pëllumb, fshatarët vrisnin shumë të tjerë.

Një ditë, një burrë e pyeti  mbretin se përse i pëlqente kaq shumë kjo traditë. Dhe ai u përgjigj:

– Më pëlqejnë shumë pëllumbat. Dhe gjithë pëllumbat që më dhurojnë, pas një viti, një ditë përpara natës së Vitit të Ri i lë të gjithë të lirë, e kështu tregoj mirësinë dhe dhembshurinë time.

– Nënshtetasit e mbretit luftojnë që t’i kapin se e dinë që mbreti do t’i lëshojë pas një viti. – shtoi një nga lakejtë e mbretit.

Burri që kishte bërë pyetjen i zhytur thellë në mendime i tha:

– Ju i lëshoni pëllumbat si shfaqje të mirësisë dhe dhembshurisë suaj, por nënshtetasit tuaj, në përpjekje për t’i kapur, vrasin shumë pëllumba të tjerë. Nëse doni të tregoni mirësinë tuaj duhet të ndaloni gjuetinë e tyre, sepse ashtu siç bëni tani, që i merrni pëllumbat për t’i çliruar pas një viti, mirësia juaj nuk mund të riparojë dëmin që shkakton dëshira juaj.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – ‘Laureat i vitit’ dhe ‘Turpi i shekullit’!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Ç’kërkonte Glover tek Berisha?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?