GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Viktima e terrorit në Tiktok
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Viktima e terrorit në Tiktok

By
Lutfi DERVISHI
05/01/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktimë e bullizmit, nga anonimati në tik tok dhe nga mos funksionimi i drejtësisë.

Pasi kaloi një kalvar njëvjeçar të ngacmimit/poshtërimit në rrjetin social, 41 vjeçarja vendosi t’i jap fund jetës.

Kalvari i saj nisi në dhjetor 2022 kohë që kërkoi mbrojtje në shtepinë e ligjit, duke raportuar në polici atë që po i bëhej në TikTok. Viktima nuk e dinte që autori/autorja i këtij makthi online banonte në Itali. Sot policia thotë se, kallëzimi i të ndjerës është përcjellë në prokurori. Ky reagim me shumë se sqarim është justifikim. Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo thënie sot tingëllon me shumë se ironike.

Epidemia e bullizmit kibernetik në TikTok nuk është një incident i izoluar dhe tragjedia është kronikë e një vrasje të paralajmëruar.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

“Vrasje” që nis tek gjuha që figurat publike, përdorin në publik, te hapësira në media që i jepet turli farësoj idioti/të marri dhe te “legjitimiteti” i anonimatit dhe gjuhës së urrejtjes on line.

Ngjarja e Durrësit hedh dritë mbi rreziqet që mbart jeta virtuale, ku çdokush mund të bjerë viktimë e sulmeve mizore, që çojnë dhe në tragjedi.

Mjaft të lexosh disa komente anonime për të kuptuar se deri në çfarë derexheje ka mbërritur diskursi publik dhe çfarë “normaliteti” ka fituar gjuha e urrejtes.

Në mungesë të një normaliteti në sferën publike, në mungesë të një normaliteti në Parlament, në mungesë të një normaliteti në TV, mjaft njerëz kërkojnë një lloj eskapizmi në rrjetet sociale dhe nga shiu bien në breshër, pre e agresorëve anonimë.

Ndërsa pasojat e bullizmit të pakontrolluar në internet, janë të qarta për të gjithë është koha për të bërë diçka, përtej vajtimit on line. Reagimi sa për t’ia hedhur edhe këtë radhë veç sa ngre pyetjen: kush e ka radhën?

Është koha që skuthët on line të marrin mesazhin se “anonimati” nuk do të jetë më mburojë/ leje për gjuetie. Çdokush që bën poshtërsi on line duhet të ndëshkohet.

Në emër të “lirisë së fjalës” nuk mund t’i marrësh jetën tjetrit.

Media ka shumë për të bërë sidomos me tolerimin që i ka bërë anonimëve, prindërit kanë shumë për të bërë për të informuar fëmijët se çfarë ka pas fasadës magjepëse të rrjeteve sociale, shoqëria ka shumë për të bërë për të kuptuar ndikimin/peshën e fjalëve si në rrugë ashtu edhe në internet

Ligjëvënësit mund të bëjnë detyrën duke marrë angazhim konkret.

Ata që shfaqen anonimë on line duhet të kuptojnë se gjurmët digjitale janë të pashlyeshme dhe nuk janë aq të padukshëm sa mendojnë.

Veprimi i shpejtë dhe i fortë kundër autorëve të ngacmimeve në internet, veçanërisht kur anonimati përdoret si mburojë, dërgon mesazhin e duhur: akte të tilla do të përballen me forcën e ligjit.

Humbja tragjike e jetës së 41 vjeçares është një kujtesë se lufta kundër anonimatit dhe komenteve denigruese në internet nuk është sfidë teknologjike, por kërkesë morale e kohës.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Të gjitha fushatat e Grupit Wagner në Ukrainë
Next Article Nga Erion DASHO – Burgu, si ‘ushtria’ e çapkënëve të Rilindjes
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?