GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!

By
Lutfi DERVISHI
07/02/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Në një zhvillim që do t’i bënte xheloz edhe skenaristët e Hollywood-it, SPAK-u ka nisur një hetim epokal mbi një nga misteret më të mëdha të historisë shqiptare: a ka dhe, nëse ka, ku është diploma e maturës e Belind Këlliçit?

Ky hetim i thelluar, më intrigues se kodi i Da Vinçit dhe më i ndërlikuar se dosjet e Sigurimit, solli thirrjen e nëndrejtoreshës së shkollës “Harry Fultz” në prokurorinë speciale.

Kjo “diplomë”, me sa duket, është më e shenjtë se Kushtetuta dhe më e vështirë për t’u gjetur se thesari i Ali Pashë Tepelenës apo ai i pronarëve te incineratoreve.

Këtu bëhet fjalë jo për krim intelektual në tentative, por për krim të konsumuar të një të riu intelektual.

Burime te paidentifikuar brenda SPAK-ut bëjnë me dije se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar të gjitha regjistrat e shkollës, listat e mungesave, fletoret e pune dores të shkollës fillore dhe, sipas po ketyre burimeve, është siguruar edhe ditari e një shoqe klase që mbante shënim se kush bënte kopje në provim.

Operacioni i koduar “Maturanti i pa maturuar” është vetëm fillimi i një sage epike.

Disa burime konfidenciale brenda institucionit të akuzës thonë se është urdhëruar një analizë forensike e bojës së përdorur në diplomën e Këlliçit, për të zbuluar nëse është shkruar në vitin përkatës, apo është një falsifikim i rëndomtë me “Photoshop.” Për arsye sigurie, analiza do të bëhet në një laborator të një vendi partner!

Paralelisht, një grup ekspertësh të mirëpergatitur po shqyrton me lupë firmën e drejtorit të shkollës.

Fakti që Kelliçi ka mbaruar Universitetin në SHBA e bën investigimin edhe më kompleks, por lajmi i mirë është se hetimi ndodhet në një fazë të avancuar dhe, aktualisht, po procedohet me thirrjen e dëshmitarëve.

Nëndrejtoresha e shkollës, e thirrur në SPAK për të zbardhur këtë enigmë, u pa sot duke hyrë në godinën e prokurorisë me një dosje në dorë dhe një shikim të ngarkuar me përgjegjësi historike.

Për momentin ka vetëm pyetje:

Çfarë ndodhi realisht në “Harry Fultz”?

A është diploma një mit i trilluar për të trullosur tutkunët, torollakët dhe tyryfylët apo testi i vërtetë për SPAK?

A mund të quhet një person SE eshte i arsimuar nëse nuk ka një copë letër që e vërteton kete?

Pyetje më të rëndësishme se këto nuk janë bërë që nga koha kur Platoni ngriti dilemën e shpellës.

Megjithë debatin e nxehtë, një gjë është e qartë për të gjithë: pa u hedhur dritë mbi këtë mister, themelet e republikës nuk janë më të sigurta.

BE ka paralajmëruar se nëse nuk i shkohet deri në fund kësaj dosje, nuk do të hapen grup-kapituj të rinj dhe do të pezullohet puna me kapitujt 23-24 që lidhen me gjyqësorin dhe shtetin e së drejtës.

SPAK-u ka hapur një numër të veçantë emergjence: 0800- 999 dhe qytetarët janë të ftuar për të dhënë çdo informacion rreth Belind Këlliçit që pretendon të ketë master në Harvard.

Ndërkohë, publiku pret me frymën pezull: dhe tri pyetje qëndrojnë mbi qafen e tij si shpata e Damokleut:

A do të gjendet diploma?

A do të rrëfejë nëndrejtoresha sekretin e madh?

Çfarë do të ketë episodi i ri i sezonit: “krime intelektuale”.

Përgjigjet nuk janë të lehta, por një gjë është e sigurt: në Shqipëri askush nuk ka më nevojë për t’u abonuar në Netflix. Mjafton të shohësh lajmet.

Në fund të fundit, drejtësia vonon, por nuk harron… sidomos kur bëhet fjalë për një diplomë gjimnazi që rrezikon jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen euro-atlantike të kombit!

Nga Ferdinand DERVISHI: Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!
Nga Lutfi DERVISHI – Kali i ngordhur
Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Basir Çollaku – Shtëpitë e ‘barit’, vota angleze e PS
Next Article Nga Andi BUSHATI – Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?