GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?

By
Lutfi DERVISHI
24/03/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët ndër popujt e palumtur. Ky është përfundimi i një ankete që organizohet çdo vit.

Po të analizosh me vëmendje kriteret e përdorura duhet të ishte e kundërta.

Si mund të jenë të lumtur finlandezët në një vend kur nuk ndodh asgjë, jeta  është monotone, koha gri dhe …Zot na ruaj, ka gjithmonë stabilitet politik?

Si mund të jesh i lumtur në një vend ku konsiderohet skandal ardhja me vonesë e trenit 1 minutë dhe ky fakt ushqen gazetarinë investigative me javë dhe muaj të tëra?

Kjo është më shumë se për të qeshur. çfarë duhet themi ne që… nuk kemi tren fare?

Si mund të jenë të lumtur finlandezët që kalojnë gjysëmn e kohës në natyrë? Po ku ka më mirë se të kalosh gjysmën e kohës në kafe si ne shqiptarët?

A është arsye të jesh i lumtur se pse ke shërbim shëndetësor të mire dhe falas,  arsim të mire dhe falas në të gjitha nivelet,  ujë të pijshëm 24 orë, transport publik? Po si mund të jetosh i lumtur kur njeriu i ka të gjitha dhe të gjitha në cilësi të mirë? E ka treguar historia jonë dhe e vendeve të tjera se ai që i ka të gjitha bëhet dembel.  Dembelizmi  të çon në pesimizëm, pesimizmi në depresion dhe depresioni në rritje të numrit të vetëvrasjeve. Po flasim me fakte. Kush ka më shumë vetëvrasjeve Finlanda apo Shqipëria?

Po pse nuk i ka mundësitë Shqipëria që të ketë arsim falas, shëndetësi falas, transport publik falas? I ka, por pikërisht për ta bërë jetën më sfiduese dhe interesante- ka kaluar në modelin, falas, por që kushtojnë pak.

“Finlandezët punojnë më pak, dhe pushojnë më shumë”. – po të ishte për këtë kriter, ne duhet të kishim zënë vendin e parë në renditje, duhet të kishte 50 vende bosh dhe pastaj të vinte Finlanda.

Një nga arsyet që finlandezët jane shumë të lumtur është se Finlanda ka shumë pyje dhe liqene. Arsye është kjo? Edhe ne kemi pyll orbital, por nuk jemi mburravecë që e përflasin poshtë e përpjetë.

Shqipëria ka plazhe të mrekullueshme, liqene magjikë, male madhështorë, histori mijëravjeçare, ka stabilitet politik më të forte se Finlanda se kemi 10 vjet e kusur që nuk e ndërrojmë qeverinë, dhe është e vështirë të kapërdihet fakti që ne nuk jemi më të lumtur.

Megjithatë, ne lipset të gjykojmë mbi raportet ndërkombëtare dhe duhet të pranojmë që shqiptarët janë gjithnjë e më pak të lumtur, por jo për arsye të brendshme,

Po të ishte zgjidhur problemi i ngrohjes globale, pandemisë, terrorizmit, luftës në Ukrainë, emigrantëve që kalojnë la Manshin në Britani, kriza Indi- Pakistan, demokracia në Maynmar, lufta civile në Siri, konflikti Palestinë- Israel, dhuna në Etiopi, demokracia në Afganistan dhe Irak a nuk do të ishin shqiptarët më të lumtur? Sigurisht që po, por ngaqë ne mendojnë për të tjerët, ndaj edhe vuajmë për të tjerët. Kaq është e gjitha.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – Takimi Xi – Putin dhe kriza e globalizmit amerikan
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – ​Bashkiaku Këlliçi, 50 ditët e fundit të Veliajt e pis-parasë së tij!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?