GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Pse rrogat e politikanëve duhet të jenë të larta dhe të punonjësve të ulta?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Pse rrogat e politikanëve duhet të jenë të larta dhe të punonjësve të ulta?

By
Lutfi DERVISHI
11/06/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Është fakt se Shqipëria ka elitën politike me rrogën më të lartë në rajon dhe punonjësit me rrogën më të ulët.

Kjo lëvizje e guximshme e deputetëve, që në çdo vend tjetër brenda pak orësh do të do të kishte rrëzuar qeverinë, në Shqipëri ka sjellë një qetësi dhe stabilitet të ngjashëm me vendet ku nuk ndodh asgjë.

Dyfishimi i rrogave të ministrave, deputetëve, Presidentit, Kryeministrit dhe kryetares së Parlamentit nuk është bërë për faktin se kjo shtresë po vuante, por është bërë për të thelluar hendekun “e shërbëtorëve të popullit” me popullin. Ndërkohë që prej vitesh është provuar tashmë përkushtimi i shërbëtorëve ndaj popullit, e kundërta nuk ka qenë e vërtetë. Ndaj është koha që punonjësit të ulin kokën dhe të kujtohen çdo mëngjes kur nisen për punë dhe çdo pasdite kur futen në dyqan për të blerë se jeta e tyre është në fije të perit.

Dyfishimi i rrogave të “shërbëtorëve të popullit” nuk është bërë sikundër mediat kritike me qeverinë e paraqesin si një garë kush e ka rrogën më të lartë në rajon. Jo. Dyfishimi i rrogave është bërë për të thelluar pabarazinë.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

A nuk e kemi provuar ne shqiptarët për 5 dekada se çfarë do të thotë “barazi dhe barazitizëm”? Shtimi i privilegjeve për një shtresë dhe shtimi i vuajtjeve për popullin na garanton se ne shqiptarët kurrë më nuk do të kthehemi te eksperimenti i shtrembëruar shoqëror i barazisë dhe mbajtjes së rrogave të zyrtarëve sa më afër mesatares së përgjithshme.

Dyfishimi i rrogave të “shërbëtorëve të popullit” ta themi troç është bërë për të rritur varfërinë. Qeveritë e majta si rregull i duan të varfërit aq shumë sa ditë e natë mendojnë si t’i shtojnë, por në këtë rast, varfëria po nxitet për të rritur virtytin. Varfëria skalit karaktere- jo vetëm të denja për letërsinë dhe kinematografinë, por mbi të gjitha për shoqërinë. Kemi nevojë për sa më shumë njerëz me karakter të fortë. Tek e fundit a ka gjë më të virtytshme se të luftosh çdo ditë për të siguruar bukën e gojës?

Të gjithë e kemi vënë re se një fare mirëqenie që prodhoi kapitalizimi këto 3 dekada erdhi me një faturë sociale nga pas. Njerëzit po dembeloseshin. Shqipëria u bë vendi i parë për frymë për numër kafenesh. Kafenetë dhe parukeritë u bënë bizneset kryesore. Duke rritur varfërinë për masat, qeveria dëshiron që njerëzit të bëhen të zotët e vetes, të mbijetojnë, t’ia dinë vlerën qindarkës dhe t’ia ndjejnë më mirë shijen bukës së përditshme.

Dyfishimi i rrogave për “shërbëtorët e popullit” është bërë që në fund të fundit edhe vetë ministrat dhe deputetët të bëhen njerëz të ndjeshëm, ndaj vuajtjes njerëzore. Duke parë gjendjen e vështirë të votuesve të tyre, zyrtarët do të preken më shumë, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Ndonjë mund të marrë nisma bamirësie dhe sidomos në fushata zgjedhore të bëhet më xhymert.

Mbajtja e rrogave të ulëta për punonjësit është bërë edhe për të rritur stabilitetin politik. E shihni çfarë ndodh në Francë pse Presidenti vendosi të rrisë me dy vite moshën e pensionit? U dogj Parisi. Duke mbajtur rrogat e ulëta, punonjësit qeverisen më lehtë dhe nuk u shkon në mendje për protesta, për sindikata apo larg qoftë për kërkesa për rritje rrogash.

Nuk jemi të gjithë si “këmbët e dhisë”

E fundit, por jo nga rëndësia, dyfishimi i rrogave të ministrave dhe deputetëve është bërë për të rritur korrupsionin dhe për t’i dhënë mundësi SPAK-ut të kap “peshqit e mëdhenj”. Si do të bëhet kjo? Moto e njohur e prokurorëve është: ndiq paranë. Dyfishimi i rrogave do të nxisë oreksin e ministrave dhe deputetëve për të patur më shumë para. Korrupsioni do të gëlojë dhe prokurorët do të kenë më në fund rast të godasin “lart”, atje ku është paraja.

Pra nuk duhet nxituar në parrulla populiste sikur dyfishimi i rrogave të zyrtarëve është bërë për të mirën e tyre. Nuk është çdo gjë ashtu siç duket.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Përvoja amerikane dhe veprimet e pamoralshme të qeverisë shqiptare për pagat
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Një ofertë e pakërkuar ose guri i ‘budallait’ në lumin Ibër
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?