GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Problemi më i madh
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Lutfi DERVISHI – Problemi më i madh

By
Lutfi DERVISHI
16/11/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria për atdheun, është  talenti që kemi për të bërë paqe me çdo problem.

Jemi populli që jo vetëm dimë të mbijetojmë, por dimë edhe të mos bezdisim veten duke kërkuar zgjidhje. Refreni ynë? “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”

Trafiku

Çdo mëngjes, në kryeqytet, në hyrje dhe dalje të tij, zhvillohet një shfaqje artistike: makina që ndalojnë, lëvizin 5 cm, ndonjëherë 10 cm dhe prap ndalojnë. Zgjidhje për trafikun? As që bëhet llaf. E kemi pranuar me filozofi stoike: “Do kemi trafik, dhe një ditë do të ketë aq makina në rrugë sa as makina s’do mund të leviz më!” Një vizion gjenial për të krijuar muzeun e parë të trafikut të përhershëm.

Ikja

Kemi nisur të flasim për  largimin masiv të nga vendi. “Kanë ikur, po ikin dhe do të ikin,” thonë politikanet, me një buzëqeshje që sfidon edhe nënqeshjen e Mona Lizës. Nuk ka asgjë  për t’u shqetësuar. Është vetëm historia që përsëritet. Dikur emigronim për bukën e gojes, tani për të shkuar në një vend ku sundon ligji.

Korrupsioni

Korrupsioni është si rakia: e prodhojmë me bollëk dhe e ndajmë me të gjithë. “Gjithmonë ka pasur korrupsion,” thonë ekspertët, ministrat dhe analistët. Ashtu si oksigjeni, është i domosdoshëm për jetën, edhe korrupsioni është vaji që lubrifikon sistemin. Lufta  kundër tij do ishte si të tentosh  të ndalosh frymëmarrjen.

Punët Publike

Punët publike këtu janë si serialet turke: askush nuk e di kur do të mbarojnë. Por nuk ka vend për t’u shqetësuar! Refreni që dëgjojmë jo vetëm që na qetëson, por na vë edhe në gjumë: “Ska kohë për pushim.” Sigurisht, kjo nuk do të thotë që rruga do të perfundojë, është sinjal që do të zvarritet në mandatet e ardhshme. Të mos harrojmë, zvarritja është pjesë e trashëgimisë tonë kulturore.

Pensionistët

Me çmimet që fluturojnë në qiellin plot ré dhe pensionet që zvarriten, pensionistët po praktikojnë një jetë me më pak kalori. Ndërkohë, qeveria që e kap lepurin me qerre e gjen tak – fak fajtorin: bizneset që nuk duan të paguajnë më shumë taksa., Afermendsh, problemi s’mund të jetë sistemi. Faji është gjithmonë i tjetrit.

Konkluzioni

Në vend që të luftojmë për zgjidhje, kemi gjetur një mënyrë më të lehtë: paqe me problemin. Vendi është kthyer në një tokë pjellore që kultivon artin e pranimit fatalist. Dhe siç themi sa herë ndihemi keq: “E bën Zoti mirë…”

Dhe meqë punët e mëdha ja kemi lënë Zotit, derisa Ai të kujtohet për ne, ne, ngushëllohemi me trafikun, korrupsionin dhe ikjen. Pasi, ashtu si e ka thënë filozofi modern shqiptar: “problemi ynë më i madh është se ne nuk kemi problem asnje problem.”

Nga Ferdinand DERVISHI: Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!
Nga Lutfi DERVISHI – Kali i ngordhur
Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Shefja e SHISH në Komisionin Parlamentar të Dizinformimit dhe Komisioni i Disinformimit A ka media që paguhen për t’i shërbyer Kinës dhe Rusisë, në Shqipëri?
Next Article Nga Meri LIKA – Po me antikitetin do krahasohemi?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?