GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Lajçak, koha për të ikur
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Lajçak, koha për të ikur

By
Lutfi DERVISHI
02/07/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për procesin e normalizimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, e ka mbushur kupën dhe duhet ta pijë që të mos derdhet.

E ka mbushur kupën jo aq me të shkuarën e tij:

-vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën (nuk dihet nëse dhe kur do ta njohë)

-ka qenë ministër i jashtëm i Sllovakisë duke i dhënë porosi trupit diplomatik sllovak që të thoshte kudo se nuk e njohim Kosovën.

– ka miqësi të konsoliduar në Serbi

Lajçak e ka mbushur kupën me qëndrimet e njëanshme në dialog që rrezikojnë paqen në rajon. Kur ai mori detyrën, tri vite më parë, mes Kosovës dhe Serbisë flitej për normalizim. Sot kemi mbërritur në pikën që flitet për “ulje të tensioneve”

Nga një ndërmjetësues që duhet të dëgjojë dy palët, duhet të kujdeset për qasje gjithpërfshirëse dhe mbi të gjitha për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, Lajçak është shndërruar në rrezik për procesin e bisedimeve duke u bërë avokat i palës serbe dhe prokuror ndaj shqetësimeve të Kosovës.

Avokat i palës serbe deri në atë pikë sa edhe kur u njoh me faktin se një prej serbëve të komitetit menaxhues për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe ishte ndërkohë deputete e zgjedhur e Parlamentit të Serbisë, pa ju dridhur syri tha se: “nuk ekziston ndonjë kufizim që ta ndalojë atë”!!!

Aktualisht gjithë puna e Lajçak përqëndrohet në mantrën: ajo çfarë kërkon Serbia duhet të plotësohet dhe për shqetësimet e Kosovës flasim më vonë.

Edhe kur nga ana e Kosovës i paraqiten zgjidhje konkrete dhe realiste, përgjigja e tij është: këtë nuk e pranon Serbia.

Kur Serbia shkeli angazhimet në Marrëveshjen Bazë për “mos pengim të Kosovës në anëtarësim në institucionet ndërkombëtare), vetëm një javë pas Ohrit, Lajçak që arrogancën ka nisur ta shfaqë edhe me shkrim, nuk gjeti asnjë fjalë për të thënë.

Eshtë Serbia që thyen angazhimet e marrë në marrëveshjen bazë, por presioni ushtrohet ndaj Kosovës.

Eshtë Kosova që ka firmosur gjithë marrëveshjet ndërkombëtare që i janë ofruar (Rambuje, planin e Ahtisaarit, Marrëveshjen e Brukselit dhe së fundmi marrëveshjen e Ohrit) dhe është Serbia që nuk firmos marrëveshje. Presioni sërish ushtrohet ndaj Kosovës. Vuçiq tallet me sponsorizuesit e planit franko-gjerman duke thënë se nuk firmos ngaqë i “dhemb dora” madje “do më dhemb dora edhe 4 vitet e ardhshme)

Janë mbi 20 marrëveshje që nuk janë respektuar nga Serbia, por presioni ushtrohet ndaj Kosovës për një pikë- asosacioni.

Kushtetuta e Serbisë e ka të shkruar që Kosova është pjesë e Serbisë. Nuk ka normalizm pa ndryshuar kushtetutën,në ccdo kohë justifikimi është i gatshëm. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër të ccdo propozimi për normalizim. Te mosnjohja është dhe burimi i tensionit.

Siç ja vunë në dukje edhe europarlamentarët pak ditë më parë Miroslav Lajçak nuk sheh ku është burimi aktual i tensionit dhe ka problem me sytë për të dalluar kush është agresori dhe kush është viktima. Në fakt burimi i tensionit është edhe në Ohër, ku sjellja skandaloze e Lajçak, me presion maksimal ndaj Kurtit dhe përkëdhelje neveritëse ndaj Vuçiq ka kontribuar në guximin e Serbisë për të bërë çfarë të dojë, që nga tallja/cinizimi duke mos nënshkruar marrëveshje, te shkelja e çdo angazhimi e deri te provokimet dhe veprimet e dhunshme ndaj KFOR-it, policisë e gazetarëve në Veri të Kosovës.

Që Lajçak ka humbur totalisht besimin e një pale, kjo nuk do mend e kalem, por që me sjelljen dhe aktet e tij po kontribuon për rritjen e tensionit kjo po provohet çdo ditë.

Në një anë Kosova jo vetëm e njeh Serbinë, por kërkon marrëdhënie normale në anën tjetër kemi Serbinë që nuk e njeh Kosovën. Në një anë kemi njërën palë që thotë: eja të merremi vesh, në anën tjetër kemi mesazhin: “ti për mua nuk ekziston”.

 Dhe kur edhe ndërmjetësi i BE-së rreshtohet me agresorin, dhe kur ky “lehtësues” vendos lupën për çdo gjë në Kosovë dhe dylbinë për atë çfarë bën Beogradi është koha për t’i thënë e shkruar vetëm dy gërma: ik

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Zgjimi i banlieue dhe Franca në kaos: përzierja e rrezikshme që frikëson Macron
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Dalje nga Ballkani i hapur apo hapje për copëtimin e Kosovës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
07/07/2025
8 Min Read
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

Basir ÇOLLAKU
Basir ÇOLLAKU
07/07/2025
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
GazetaTjeter
07/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?