GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Kali i ngordhur
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Kali i ngordhur

By
Lutfi DERVISHI
05/03/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Këshilli i Ministrave, grupi parlamentar dhe drejtuesit politikë të qarqeve u mblodhën në një retreat për të diskutuar problemin më të madh të momentit: një kalë i ngordhur. Jo një kalë dosido, por një kalë që ishte simbol i reformave të panumërta dhe projekteve të mëdha transformuese.

Në sfond qëndronte parulla: #vetëmpërpara.

“Kali ka ngordhur,” tha me zë solemn Ministrja e Shëndetësisë, “por ne nuk do ta lëmë të vdesë!”

Një zhurmë miratimi përfshiu sallën.

“Tani për tani, kali ka nevojë për një shalë të re, një shalë moderne, miqësore si me trupin e kalit ashtu edhe me kalorësin dhe, mbi të gjitha, rezistente ndaj korrupsionit!” – tha Ministrja e Antikorrupsionit, e cila sapo ishte kthyer nga konferenca e 17-të ndërkombëtare mbi integritetin dhe transparencën.

“Jo vetëm kaq,” shtoi Ministri i Bujqësisë. “Ne duhet ta ushqejmë më mirë! Nuk do të kursehemi për një dietë të pasur me proteina dhe minerale!”

“Por kali nuk lëviz,” guxoi të thoshte një i ri, kandidat nga lista “Deputeti që Duam”.

“E kemi fajin ne,” tha një zë nga fundi i sallës. “Ka ardhur koha të shkarkojmë stallierin e mëparshëm të kalit dhe të sjellim një të ri, që ka përvojë në motivimin e kafshëve të ngordhura!”

Më pas u hodh një ide edhe më novatore: Të shohim mundësinë që, bashkë me opozitën, të ngremë një komision hetimor për të zbuluar arsyet e vdekjes së kalit!

“Ne nuk do ta lëmë këtë tragjedi pa një raport të plotë. Ja kemi detyrim votuesve këtu dhe në diasporë!” – tha Ministri për Mërgatën.

“Do të analizojmë çdo aspekt të problemit dhe do të raportojmë brenda mandatit të pestë!”

“Po si do ta justifikojmë këtë vonesë?” – pyeti një vajzë e re, me naivitetin e një gjimnazisteje që bie për herë të parë në kontakt me politikën.

“Pa problem!” – u përgjigj Drejtori i Komunikimit të Qeverisë. “Do të shpallim që kali nuk ka ngordhur, por është në fazën e ristrukturimit. Do ta quajmë ‘Transformimi Digjital i Kalit’ dhe do të kërkojmë ca fonde të reja!”

Një entuziazëm i madh përfshiu sallën. Dikush propozoi trajnime për kuajt e ardhshëm që ende nuk ishin blerë. Një tjetër sugjeroi që kali të quhej “i pavdekshëm”, për të shmangur debatin mbi vdekjen e tij.

U vendos që “ngordhja e kalit” të shpallej fake news ose dezinformacion nga vendet armike. Në fund, mbledhja u mbyll me një vendim unanim: Të shpallet tenderi për një tjetër kalë, që me gjasë do të ngordhë, por të paktën do të ketë një shalë moderne.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s
Next Article Transformimi qesharak i Edi Ramës dhe fundi i teatrit mbi rrënojat e Ukrainës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?