GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Ishte THJESHT film
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ishte THJESHT film

By
Lutfi DERVISHI
11/09/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e fisit Rraja që rrahu me shkopa bejsbolli dy persona, nga “plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim në “plagosje të lehtë me dashje”.

Në fakt edhe kështu duket se po i bien në qafë personave me “shkopa bejsbolli”, prokurorët e kanë patur kohën e mjaftueshme, sepse çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë! Prokurorët mund të thonin se ishte “keqkuptim” ose ishte një film, me saktë një “skenë filmi”.

Nuk ka patur nevojë prokuroria të priste disa muaj për të administruar ”provat” për të arritur në këtë konkluzion provat janë sheshit dhe i kanë parë të gjithë me përjashtim të prokurorëve sy leshë.

E gjitha ka qenë një keqkuptim. Personat me shkopa bejsbolli po luanin film. E xhiruan vetë skenën (provohet lehtësisht kamera, regjia) madje jo vetëm e xhiruan, por edhe e publikuan.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Tetë persona me shkopa bejsbolli thjesht kanë shkuar për të xhiruar një film, dhe si në çdo film ajo që duket si “rrahje brutale” në fakt është aktrim i klasit të lartë.

Sikundër e panë të gjithë aty kishte edhe një pistoletë, edhe një shkop gome krahas “shkopave të bejsbollit”, u dëgjuan edhe thirrje “vrite, vrite”, ulërima dhe rënkime. Të gjitha këto janë prova të qarta se ka qenë film, ndryshe mos o Zot nuk mund të fyhen kaq shumë 9 burra të armatosur me armë dhe hunj dhe t’u thuhet se keni kryer “plagosje të lehtë”?! Eshtë turp. Njeriu për një burrëri jeton. Vetë te akuzuarit nuk duhet ta pranojnë këtë turp.

Tani që sipas prokurorëve gjenial, kemi të bëjmë me një “plagosje të lehtë”,

 a duhet t’i kthehet mandati deputetit Rrahaj?

 A duhet të reflektojë kryeministri Rama dhe të kthejë në detyrë ministrin e Brendshëm Çuçi?

A duhet të kthehen në punë policët e përjashtuar, oficerët e policisë të transferuar për një “plagosje të lehtë”?

 Po tre personat e shpallur në kërkim a do t’i kërkoj kush falje?

Po media a duhet të kërkojë falje për raportimin?

Po lajmet për nisjen e hetimit ndaj guroreve a duhen përgėnjeshtrua sot?

P.S. Të ndaluarit për këtë ngjarje janë thjesht njerëz të pafat. Nëse viktima e tyre do të ishte ndonjë prokuror,  pra prokurori të provonte në kurriz “shkopat e bejzbollit, shkelmat dhe qytën e pistoletës”, atëherë çështja do të zgjidhej me burrni dhe nuk do të ndodhte gjithë ajo tollovi që mori kokën e ministrit të Brendshëm dhe fytyrën e kryeministrit.

P.S. 2. A e dinë prokurorët kaqolë se çfarë është terrori dhe akti terrorist? Është ushtrimi i dhunës si mjet për të perhapur panik dhe frikë…

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Follow the Money
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Prokuroria e Tiranës ka shpikur një politikë të re penale për fisin Rraja në Fushë-Krujë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?