GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

By
Lutfi DERVISHI
10/07/2025
6 Min Read
Share
SHARE

Gjirokastra këtë verë ka prodhuar më shumë lajme  për “bumin turistik”, por më pak turistë.

“Janë me 30% më pak”, thotë një burimi i dorës së parë nga Qafa e Pazarit. Nuk ka komplot. Nuk është shkak as vera e nxehtë.

“Turisti nuk është budalla”, thotë Skënderi.

Në Qafë-Pazar, ku një shishe birrë kushton 5 mijë lekë dhe katër qifqi, të famshmet qifqi, 10 mijë lekë, duket sikur qyteti nuk ka kuptuar ende një rregull bazik të turizmit: që turisti nuk duhet trembur.

Gjirokastritët janë krenarë dhe të kursyer. Aq të kursyer sa gjithë anekdotat me kopracë nga të katër anët e globit i vishen gjirokastritëve. Është e vërtetë që janë dorështrënguar,  por çuditërisht presin që të tjerët të lirojnë dorën. Sidomos “ata që vijnë nga Tirana””, që janë bërë klientët më të mirë.

 “Është çështje kulture”, i thotë një pronar i një lokali të vogël. “Të huajt nuk janë budallenj. Në vend të 5 mijë lekë në Qafë të Pazarit e blejnë birrën në market dhe e pinë rrugëve.”

Ndërkohë qyteti, siç e pranon edhe Rigelsi, jeton me një mentalitet të gabuar turistik: disa mendojnë se mjafton të hapësh derën e shtëpisë dhe do të vijnë të gjithë turistët e botës aty.

Çmimet në qiell. 100 euro hoteli? Po, edhe në Paris gjen më lirë.

1 kg mish i pjekur? 34 mijë lekë.

Për familjen me dy rroga në shtëpi, edhe një darkë jashtë është luks.

Në fund fare, vetëm byrektorja e Dautit punon me orar të plotë.

Biseda zhvendoset më tej.

Krahaso ofertën e Korfuzit me Sarandën! 

Iku turizmi patriotik, se kosovarët shkojnë në Selanik dhe jo në Sarandë.

Një javë pushime këtu shkojnë 4-5 mijë euro, ndërsa në Greqi harxhon 1500.

Niveli i shërbimit nuk përputhet çmimet.

Reflektim 

Pas tre viteve me radhë rritje çmimesh ka ndodhur ajo që edhe pritej edhe nuk pritej: gishti i fajit është kthyer nga vetja.

Në biseda me gazetarë lokalë, pronarë biznesesh e qytetarë, ndihen tone të sinqerta:

“E kemi marrë për budalla turistin, por ai s’është”

“Çfarë mund të thuash për një qytet që pedagogët të kapin nga xhaketa: Aman eja regjistrohu se na mbyllet dega?!

Universiteti i Gjirokastrës nuk ka më shumë se 200 regjistrime në vit, ndërkohë që ka patur 3000 – 4000 regjistrime.

Qytet pa teatër, pa sport.

– Ka qafën e Pazarit!

-Shumë mirë , por shumë vonë

– A nuk e shikon që nuk ka fëmijë? Edhe të rinjtë duan të ikin.

Gjirokastra i vetmi qytet me rritje negative të popullsisë.

Sa ka ndryshuar qyteti?

“Gjirokastra nuk ndryshon, por shtëpitë janë kthyer në bujtina. Infrastruktura e pjesës karakteristike ka ndryshuar”.

“Qyteti ka një paradoks: është zhvilluar dhe është zbrazur”, thotë Aleksandri dhe krahasimi i dhimbshëm është me Sarandën.

Saranda ka vajtur 55 mije banorë.

Gjirokastra më pak se 20 mijë banorë.

Shifrat jane kokëfortë.

Shtëpitë karakteristike po kthehen në bujtina ndërsa lagjet e reja janë “të vdekura”.

E megjithatë, pyetja që nuk merr përgjigje optimistë është:

Si do të jetë Gjirokastra pas 5 vitesh?

 “Si Memaliaj”,  thotë një banor. “E braktisur”.

Qyteti është 20 vjet në listën e UNESCO-s. Por…nuk ka një pikë informacioni për turistët.

Makinat e pastrimit punojnë gjatë orarit të vizitave.

Dhe lajmi i ditës: “Bum turistik në Gjirokastër”.

Cinizem i përkryer. Një bum më shumë   imagjinar mbi një qytet që zbrazet dita-ditës.

“Dhe kur flasim për çmimet duhet të jemi të qartë, thotë Skënderi, se nuk jemi Praga”.

Një poet cinik i qytetit dikur shkroi:

“Atdheun e desha për shkak të tim eti

I ndrittë shpirti atje në xhenet

Se çfarë i pëlqeu këtij shkrepi

Mbase ma thotë kur të vete vetë”

Per të thyer pesimzmin kërkoj të më thonë diçka të bukur.

Çfarë ka të mirë qyteti?

Kujtimet.

Por qyteti nuk mund të jetojë vetëm me nostalgji. Kalldrëmet e famshme, dritaret e vogla, rrugët e ngushta që komentohen nga vizitorët, duke i lidhur me natyrën e kursyer të gjirokastritëve, nuk mjaftojnë për të mbajtur ekonominë gjallë.

Në Gjirokastër nuk mungon krenaria, as historia, as gurët. Mungon vetëm durimi.

Turistët e huaj janë racionalë. Ata që vijnë nuk janë budallenj. Dhe ata që ti i merr për budallenj kur të ikin, nuk kthehen më.

E kur edhe gjirokastritët thonë:

“E kemi tepruar me çmimet”, është shenjë që qyteti i gurtë ka filluar të zgjohet.

Sepse edhe UNESCO s’mund të shpëtojë një qytet që shitet si muze, e që e trajton turistin me mentalitet kioske!

Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Ç’farë tregon fshesa mbi bashkitë
Nga Alfred LELA – Edi Rama kundër popullit, ‘në emër të popullit’
Nga Kim MEHMETI – Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë – ajo është pronë private e Piktorit!
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Alfred LELA – Edi, jerm
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – A mund ta mbrosh Velinë duke i shërbyer Edi Ramës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët

Luçiano BOÇI
16/07/2025
4 Min Read
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Ç’farë tregon fshesa mbi bashkitë
Nga Alfred LELA – Edi Rama kundër popullit, ‘në emër të popullit’
Qytetet më të rrezikshme në Evropë
Nga Kim MEHMETI – Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë – ajo është pronë private e Piktorit!
Nga Enver BYTYÇI – Sa herë i besove Edi Ramës o njeri?!
AC Milan, fillon Epoka Modriç. Fëmija i luftës që u bë legjendë
Nga Basir ÇOLLAKU – Kanuni i ‘Lekës’ dhe ‘katundi’ i Ramës
Nga Erion DASHO – Drejtorët

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Alfred LELA – Edi Rama kundër popullit, ‘në emër të popullit’

Alfred LELA
Alfred LELA
16/07/2025
Opinione

Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët

Luçiano BOÇI
Luçiano BOÇI
16/07/2025
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Ç’farë tregon fshesa mbi bashkitë

Andi BUSHATI
Andi BUSHATI
16/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?