GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Fushatë talljeje në Republikën e Gallatës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Fushatë talljeje në Republikën e Gallatës

By
Lutfi DERVISHI
24/04/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Kjo fushatë po thyen rekorde! Nuk po flasim për arritje ekonomike, por për shfaqjen më të madhe komike që ky vend ka parë ndonjëherë. Me një aplikim të thjeshtë, kjo fushatë mund të futet fare mirë në listën e trashëgimisë shpirtërore të UNESCO-s!

Është fushata e parë pa debat!

Pse të debatosh kur mund të flasësh në kafe, në Facebook, Instagram apo në ëndërr? Debatet?

Debatet janë për ata që s’ kanë pushtet. Për atë që është në pushtet, mjafton monologu!

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Është një fushatë ku partia që qeveris prej 12 vitesh, kundërshtarin kryesor e quan kënetë, ndërsa veten qelibar.

Një fushatë jo vetëm pa debat, por pa thelb, pa mish, pa kocka, veç me aromën e ëndrrës për një pasaportë që do vijë në vitin 2030, sigurisht me tren!

Një fushatë pa reklama në TV? Pse të ketë? Populli e di për kë do votojë! Reklamat janë për produktet që kanë konkurrencë. Në këtë fushatë Partia në pushtet, e dashuruar me monopolet e PPP-të, i ka dhënë vetes te drejtën ekskluzive për të mos thënë asgjë, për të mos premtuar asgjë, për të mos shpjeguar asgjë. Larg qoftë për llogari e bilanc!

Kryeministri? Ai është në “silent mode”. 15 ditë para ditës së votimit, ai i ngjan yllit të një reality show që nuk ka nevojë të paraqitet në çdo episod. 10 gladiatorë opozitarë përplasen ditë-natë në studio, ndërsa ai, Cezari modern, do të duket në finale, për të marrë trofeun.

Ai nuk ka kohë për dalje në TV, sepse është duke ndjekur sondazhet , që siç dihet, bëhen me metoda të shenjta: lutje, meditim dhe pak magji statistikore. (Siç thoshte Mark Twain, çfarë t’i bëjmë fakteve, por numrat në dorë i kemi).

Është një fushatë ku tallja është ushqimi bazë. Nuk flitet për shpopullimin, sepse ka mbetur pak popull për të dëgjuar. Flitet për pasaportën se kur të ikin të gjithë, të paktën të ikin me stil, si zotërinj të vërtetë.

Opozita e vjetër është këneta,

opozita e re është moçal,

lideri opozitës është buf,

ata që votojnë opozitën janë çyryk,

ata që nuk shohin mrekullitë e qeverisë janë autik

dhe ata që nuk kanë ndërmend të votojnë partinë në pushtet më mirë të rrinë në shtëpi!

Është një fushatë ku në vend të programit, ka diss-e.

Në vend të platformës, ka batuta.

Në vend të projekteve, ka një dron me pankartë: “2030!”

Dhe në fund, mbi të gjitha, kemi valle.

Kjo është fushata jonë: pa debat, pa thelb, por me shumë gallatë.

Një vend që qesh, sepse nuk qan dot.

Kjo është Republika e Gallatës, ku zgjedhjet nuk janë për të zgjedhur, ku kush flet humb, kush hesht fiton dhe kush tallet sundon.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Edi PALOKA – Pse tërbohet Rama nga Ilir Vrenozi?
Next Article Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?