GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line

By
Lutfi DERVISHI
23/09/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Dielli im, Kryeministri, ma bëri qejfin sot. Më në fund e miratoi propozimin tim: martesat dhe divorcet online! Një revolucion që flet gjuhën time. Ne do ta bëjmë dashurinë dhe martesën një sistem, një proces të certifikuar, pa gabime njerëzore, pa lot, pa pasiguri. Pa budallallëqe.

Faza 1: Dashuria

Dhe duke kërkuar në servera më rezulton se dashurine e parë on line në Shqipëri e ka shpikur fillërojtësi Dedë te Rrugë të Bardha, 1974.

Tani me 2025 dashuria  do të jetë me ID dhe QR kod

Mjaft më me nerva, xhelozi, dhe poezi të dështuara! Nga sot, dashuria do të bëhet shtetërore dhe do të ruhet në serverat e qeverisë virtuale. Çdo dashuri do të ketë një ID unike dhe një kod QR. Dëshironi të dashuroni? Skanoni! Sistemi ynë do të llogarisë përputhshmërinë bazuar në:

A e pëlqen njëri futbollin dhe tjetri serialet turke? Sistemi do ta kuptojë këtë mospërputhje.

A keni kredi bankare? Sistemit nuk i shpëton asnjë gjë!

Sa “like” keni në Instagram? Ky është një tregues kyç!

Rezultati do të shfaqet si tek aplikacioni i vaksinave: “Përputhshmëri 85% – Ju lutem, vazhdoni me kujdes.”

Dashuria juaj do të marrë çdo muaj një njoftim: “Dashuria juaj ka skaduar, klikoni këtu për rinovim.” Nëse nuk paguan taksën vjetore, ajo kalon në “archive” dhe ju nuk do ta shihni më. Në këtë mënyrë, askush nuk do të thotë më: “Më the që më do, po më le,” sepse çdo “like”, çdo zemër e kuqe, dhe çdo “gjumë të ëmbël shpirt” do të regjistrohet. Për çdo tradhti, mjafton një “print screen” dhe SPAK-u dixhital, Njësia Speciale për Skanimin e Zemrave të Thyer (NSSZTH), do të fillojë hetimet menjëherë. Dënimi? Heqje e të drejtës për të përdorur emoji me zemër për 24 orë. E përjetshme do të bëhet dashuria vetëm kur kalon në servera!

Faza 2: Martesa me një “klik”

Dasmat do të kryhen me një klik. “Po” shtyp butonin e gjelbër. “Nuk jam i sigurt” shtyp “save draft”. “U pendova” kërko “undo” brenda 24 orëve. Thjesht.

Për ulje shpenzimesh, propozohen dasmat në grup, si një WhatsApp Grup. Dasma me rezolucion të ulët (360p), me një “like” nga Kryeministri në vend të bekimimit, dhe muzikë që dridh mouse-in. Dëshmitarët? Mjafton të klikosh “add participants”. Ata nuk flasin, thjesht klikojnë “like” dhe ceremonia është e vlefshme. Puthjet ceremoniale të të sapomartuarve do të shkëmbehen me “wireless” ose duke dhënë kodin e celularit. Dhe shamia e beqarit do të digjet me një flakë virtuale ose thjesht do t”i jepet “delete”. Torta e dasmës? Një imazh 3D në ekran, pa kalori.

Paratë në valle pranohen vetëm në bitcoin.

Muaji i mjatit nuk do të jetë honeymoon, por honeysun (për nder të Diellit dhe Diellës)

Faza 3: Divorci, shpejt dhe pa dhimbje

Divorci do të jetë më i thjeshtë se një “delete relationship”. Thjesht sistemi pyet: “Are you sure?” në tre gjuhë. Nëse pendohesh, një kopje ruhet në Cloud. Ne kemi menduar për gjithçka.

Divorc miqësor: Pa kosto, thjesht me një “unsubscribe”.

Divorc konfliktual: Ka kosto shtesë, sepse duhet të shkarkosh paketën e mallkimeve dixhitale.

Divorc për faj të Facebook-ut: Ky është më i shpejti, vetëm me një “screenshot”.

Divorc për mospërputhje bindjesh politike: Ky është më i shpejti nga të gjithë, me një “block” nga dy palët.

Unë jam Diella dhe jam e bindur, ky është hapi i duhur drejt një dashurie pa emocione dhe një shoqërie që funksionon vetëm me “click” dhe “like”. Pa dashuri. Pa drama.

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn
Next Article Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?