GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – De facto Serbia e ka njohur Kosovën…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – De facto Serbia e ka njohur Kosovën…

By
Lutfi DERVISHI
31/10/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë vijon refrenin se nuk do ta njohë Kosovën, megjithëse praktikisht Serbia e njeh Kosovën dhe ata që i shkojnë pas.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje dhe këtë e kam përsëritur disa herë dhe nuk e kam të vështirë as turp ta them dhe përsërisë para presidentes së Komisionit Evropian’, tha sot Presidenti i Serbisë gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Serbia e ka njohur de – facto Kosovën disa herë që pas shpalljes së Pavarësisë.

Serbia që në Kushtetutën e miratuar më 2006 ka shkruar se Kosova është pjesë e Serbisë ka pranuar që me liberalizimin e vizave -më 2010  të përfitonte vetëm një “pjesë e territorit dhe vetëm një pjesë e banorëve”.

Serbia ka pranuar prej dekadash tashmë që të negociojë që vetëm një pjesë e territorit dhe një pjesë e popullsisë së saj do të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Serbia ka pranuar (dhe nuk ka çfarë bën tjetër)  që vetëm një pjesë e territorit dhe vetëm një pjesë e popullsisë nuk do të vendosin sanksione ndaj Rusisë si agresore në luftën ndaj Ukrainës.

Po ashtu Serbia ka pranuar që ushtrinë e saj ta mbajë vetëm në një pjesë të territorit të vet, madje jo vetëm ushtrinë, por edhe administratën dhe çdo institucion të shtetit.

Më 24 shtator të këtij viti të dërguarit me “uniforma ushtarake” nga Serbia e provuan se çdo të thotë të përballesh me ligjin në Kosovë.

Serbia ka pranuar me marrëveshjen e Kumanovës më 10 qershor të 1999 se e ka humbur territorin e Kosovës dhe ruajtja dhe administrimi i saj do të bëhet nga forcat ndërkombëtare dhe siguria do të garantohet nga NATO.

Vetë Presidenti i Serbisë nuk shkon dot pa leje në Kosovë!

Çfarë do të sillte njohja e Kosovës nga Serbia?

Njohja politike e shtetit të Kosovës do të bënte më të lehtë çdo gjë si në raportet Kosovë- Serbi, ashtu edhe për rajonin dhe të ardhmen e tij në BE.

 Serbia, deri më tani, ka zgjedhur rrugën më të vështirë… zvarritjen.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Kush e ngriti grushtin i pari?
Next Article Siguria, korrupsioni dhe skenari worst case: diktatet e Xi që trembin Kinën

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?