GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Berisha, beteja e radhës apo e fundit?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Berisha, beteja e radhës apo e fundit?

By
Lutfi DERVISHI
22/10/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të vështirë të jetës së tij duke qenë një mit, institucion, makth për kundërshtarët (brenda apo jashtë partisë), një idol, një patriot, një tradhtar, krijuesi, frymëzuesi dhe dërrmuesi i PD-së.

I adhuruar dhe urryer me të njëjtin intesitet, ai ja ka dalë që në këto 33 vjet në pushtet ose jo, të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur ngjarjet nuk silleshin rreth tij.

Ulje – ngjitjet që e kanë shoqëruar në karrierën politike të 3 dekadave, nisin me prezantimin si “shpresë e demokracisë” në vitet ‘90 dhe kulmojnë me përcaktimin si “minues i demokracisë’ në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lider në një vend ku mbështetësit e tij votojnë personin dhe jo partinë, Berisha më shumë se kushdo tjetër në politikë mishëron prototipin e shqiptarit në tranzicion.

E gjithë jeta e tij politike pas rënies së sistemit komunist, është një ide, një ideal, një fjalë: pushteti. Një intelektual në kuptimin më të mirë dhe të keq të kësaj fjale në Shqipëri, Berisha një peng i ambicieve të mëdha, e harroi intelektualin e viteve ‘90, dhe politikanin, pas 90’-tës dhe e pa veten jo rrallë në rolin e misionarit.

Gjatë rrugëtimit të tij 33 vjeçar është shfaqur i pa mëshirshëm, por edhe joshës në varësi të faktit nëse ai që ndodhej përballë duhej shkatërruar apo duhej shpallur aleat.

Me intuitë të shpejtë dhe instikt politik të lindur, Berisha nuk e ka për herë të parë përballjen me fatalitetin- 1997, 2021, mund të ishin vite të nekrologjisë politike, por u shënuan si vite të rikthimit të tij.

Me një rol të reduktuar kur u përcaktua si person “non grata” në fillim nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe, Berisha u rikthye sërish si faktor i rëndësishëm në politikën e vendit.

Kjo mbështetje ishte aty edhe kur u përball me vendimin amerikan, edhe kur zgjodhi të ndahet përfundimisht me Bashën, edhe kur shtigjet e selisë ju bllokuan në të katërta anët, edhe kur brintaniket e izoluan, edhe kur e qëlluan me grusht, edhe kur humbi zgjedhjet lokale.

Por në vjeshtën e tij “luftëtari” që ka bërë beteja edhe me fatin, këtë radhë ka përballë një armik më serioz se kundërshtarin e tij politik Edi Rama, apo SPAK-un, ai po lufton me kohën!

Megjithëse historia e betejave të tij (të nisura nga ai vetë ose të imponuara) ka treguar se në to ka dalë i humbur jo vetëm humbësi, por edhe fituesi.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Zyrtarisht nën diktaturë!
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Fatura që po paguan Sali Berisha!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?