GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!

By
Lutfi DERVISHI
07/11/2022
4 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj për tensionimin e situatës në veri të Kosovës, por edhe më zhgënjyesja.

Nga ajo çfarë u bë publike nga telefonata e Presidentit të Shqipërisë me Presidenten e Kosovës dhe nga deklarata e ministrisë së Punëve të Jashtme, mësohet se ‘Shqipëria ka shprehur shqetësimin për situatën dhe kërkon dialog’

Me këtë formulë: ‘shpreh shqetësim dhe kërkon dialog si rrugëzgjidhje’ mund të shprehesh për çdo konflikt që ndodh sot në botë që nga Sri Lanka e deri në Jemen!

Madje edhe nëse bllokohet funksionimi i rrjeteve sociale mund të shprehësh shqetësim dhe të kërkosh zgjidhje sa më të shpejtë….

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Edhe Beogradi zyrtar po të pyetej  do të shprehte shqetësimin e thellë dhe do të kërkonte zgjidhje me dialog për situatën.

Ngjarjet në Veri të Kosovës nuk janë rrufe në qiell të pastër. Kanë autorë konkretë, kanë  përgjegjës konkretë, kanë ideatorë dhe janë në funksion të një plani të mirëmenduar. Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë sot për të shprehur shqetësim Shqipëria dhe as për t’i treguar se çështjet zgjidhen me dialog. Meqë ra fjala.. Dialog për çfarë? Dhe Dialog me kë?

Edhe në reagimin e fundit të kryeministrit Rama kërkohet: ‘vetëpërmbajtje dhe dialog’.

Shqipëria nuk mund të fshihet pas qëndrimit të aleatëve dhe aq më tepër të flasë si Papa, për ‘paqe dhe dialog’ sepse e ka detyrim kushtetues, ndër të tjera, mbrojtjen e interesave të Kosovës.

A mos vallë në Tiranë mendojnë se çështja e targave të kohës së Millosheviçit është problemi që duhet zgjidhur apo çështja që duhet shtyrë për më vonë?  A mos vallë mendojnë se kemi të bëjmë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë? A mos vallë çështja ka mbetur te asosacioni i komunave serbe? (dhe këtu është koha për t’i kujtuar aleatëve se nëse e konsiderojnë Bosnjën dështim, nuk mund të kenë sukses me një Bosnjë të dytë në Kosovë’. Si shpjegohet që ka një ngurrim për t’i vënë emrin që ka aksionit për destabilizimin e Kosovës? Asgjë në Veri nuk ndodh pa pëlqimin/miratimin e Beogradit.

Sot ambasada e Rusisë në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë postimin: ‘Kosova është Serbi dhe Krimea është Rusi’.

Kemi muaj të tërë që flasim për luftën në Ukrainë, dhjetëra herë kemi dëgjuar dhe mijëra herë të tjera do të dëgjojmë (deri ditën e zgjedhjeve)  dokrrat me rublat ruse në politikën shqiptare. Po kur vjen puna për të vënë gishtin në plagë – marrim qëndrim që të kujton politikën zyrtare të Tiranës në vitet 70 që fliste për vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë?!

A është interesi i Rusisë për të destabilizuar Ballkanin? A po vepron Beogradi si bedel i Putinit? A është koha për të folur apo duhet heshtur se ‘duhet mirëkuptuar Serbia’? Apo kemi halllin: ne oçavaj Vuçiçu! (se mos na mërzitet Vuçiqi).

Si mund të aspirojmë për Ballkan të Hapur, kur për një palë targa (të kohës së Millosheviçit) mund të shpërthejë lufta?!

Në Ballkanin e Hapur  jemi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk mundet që për hir të Ballkanit të Hapur të mbyllim gojën dhe të flasim në atë mënyrë që të kujton shprehjen shkodrane ‘m’ka ç’u nana me la gojën’.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – Shqiptarët nuk ikin pse janë kriminelë, por u ikin kriminelëve!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Boomerang-u i leksioneve të moralit për Londrën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?