GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Asosacioni – propozimi i vetëofruar i Ramës!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Asosacioni – propozimi i vetëofruar i Ramës!

By
Lutfi DERVISHI
09/06/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Prej 24 orësh debati në Tiranë nuk është më mes Kosovës dhe Serbisë, por mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shkaku një projekt për Asosacionin e komunave serbe në Kosovë i paraqitur dje në kancelaritë perëndimore nga kryeminstri i Shqipërisë.

A duhet që Shqipëria të paraqiste një draft për Asosacionin e komunave serbe?

A mundet që Shqipëria të veproje si ndërmjetës i besueshëm që shtyn përpara ngërçin 10 vjeçar për këtë çështje?

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

A është Shqipëria neutrale në një çështje që përfshin Kosovën?

A besohet njëlloj në Prishtinë dhe në Beograd Tirana zyrtare?

A ka Shqipëria të njëjtin ndjeshmëri kulturore, politike, strategjike si për frikën e minoritetit serb ashtu edhe për shqetësimet e shumicës shqiptare se Asosacioni është “gozhda e Nastradinit” që Serbia do ta përdorë sa herë të dojë për të destabilizuar Kosovën?

A e ka Shqipëria ekspertizën e duhur ligjore, njohuritë e mjaftueshme për ndjeshmeritë kulturore, historike, etnike, fetare, për të paraqitur një draft imponues?

A po e ndihmon Tirana zyrtare Prishtinën në këto orë të vështira apo po ushtron presion?

Nëse për këtë draft kanë punuar ekspertë të huaj kush janë? Kush i ka mandatuar? Sa kohe ka që punojnë? Cilit model i jane referuar?

Çështja e konfliktit të ngrirë Serbi- Kosovë nuk është te mungesa e një drafti të shkruar. Çështja është te burimi dhe rrënjët e tensionit në Veri të Kosovës.

Është e qartë se për një konflikt duhen dy pale dhe Beogradi e ka dëshmiar se frymëzon, nxit, planifikon organizon, ekzekuton dhe nuk dëshiron fqinjësi normale me Kosovën.

Atëherë pse duhet që Tirana të bëj propozim?

Ky propozim nuk është bërë për shkak se udheheqja e Kosovës i ka kërkuar udhëheqjes së Shqipërisë ndihmën vëllazërore për të kapërcyer këtë hendek. Marrëdhëniet e acarta të Kurtit me Ramën ta shuajnë menjëherë këtë shpresë.

Propozimi nuk është bërë as për të ndihmuar Vuçiqin të gjejë rrugën e pajtimit dhe të negociatës. Vuçiqi është i interesuar dhe pranon vetëm një skenar, skenarin e veriut fuçi baruti. Propozimi nuk i hyn në punë.

Propozimi nuk bëhet as që Shqipëria të dalë vullnetmirë përpara fuqive ndërkombetare, nuk bëhet që Rama të bindë të mëdhenjtë, se ai nuk po trazon urët e zjarrit. Kjo nuk ka kuptim, sa kohë që askush nuk e llogarit si zjarrëvënës. Rama në Kosovë nuk mban pula, askush nuk pret prej tij që të bëjë ishshsh.

E gjithë kjo mesele ka vetëm dy shpjegime, ose Ramës ia kanë dhënë propozimin që t’ua kthejë me postë (në këtë rast postieri nuk ka pse e shet veten për dokor shkencash), ose Rama e ka nxjerrë propozimin që t’i gërricë nervat dhe të verë në siklet Kurtin, cic mic shqiptarësh dmth. Nëse është kështu, atëherë Rama ka gjetur momentin e papërshtatshëm për t’u krehur. Nuk bëhet kjo punë kur Stambolli digjet, thotë një fjalë e mençur

Një propozim nga Tirana ka pak gjasë të shtensionojë apo normalizojë situatën.

Normalizimi i nisur me bujë në Bruksel më 2013 me idenë se shumë gjëra do t’i bëj koha nuk ka arritur rezultate të pritshme.

Marrëveshja përfundimtare nënkupton që Serbia më në fund të pranojë atë që e di gjithë bota: Kosova është shtet i pavarur.

Nuk është Kosova burim destabiliteti. Kjo është e qartë për të gjithë dhe kërkimi i fajit në Kosovë i ngjan fajësimit të qengjit që, kishte turbulluar ende pa lerë, ujin e ujkut.

Prania e KFOR-it në Kosovë nuk është që të përmbajë Kosovën nga veprimet agresive ndaj Serbisë.

Ajo çfarë duhet dhe mund të bëj Kosova në këto momente të vështira është të kaloj “topin në anën tjetër” dhe të shoh “tablonë e madhe”.

Fuqitë e Perëndimit nuk dëshirojnë një vatër tjetër konflikti në kontinenet, dhe për këtë, këto kohë po marrin me të mirë “djalin e keq” dhe ushtrojnë presion te i “urti” që të mos japë shkas për sherr. Kosova duhet të kuptojë kohën.

Ka një kohë për çdo gjë. Ka edhe një kohë për iluzione.

Është koha e iluzionit se Serbia do t’i kthejë krahët Rusisë dhe do të përqafojë Perëndimin.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Bota serbe del kundër Kosovës, Edi Rama bashkëpunon me Serbinë!
Next Article Pse manipuloi Rama me asocacionin e serbëve
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?