GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – A do të arrestohet ‘shteti brenda shtetit’?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – A do të arrestohet ‘shteti brenda shtetit’?

By
Lutfi DERVISHI
05/08/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria ka një rast idela për Ringjallje nëse operacioni për pastrimin e saj do të vijojë me intensitet guxim dhe mbështetje morale e politike.

Momenti për pastrim ka ardhur si dhuratë nga qielli (SKY). Zbërthimi dy vjet më parë i rrjetit të komunikimit SKY Ecc që pretendonte se ishte i pazbërthyeshëm ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse për Shqipërinë.

Nga 62 mijë përdorues të Sky ECC në gjithë botën, 18 mijë janë shqiptarë. 8 mijë vetëm në Shqipëri. Gjuha e dytë më e përdorur në këtë rrjet, pas anglishtes vjen gjuha shqipe!

Zbërthimi i rrjetit të komunikimit i përdorur nga trafikantët e drogës, tregon për “shtetin brenda shtetit”.

Trafik droge, pastrim parash, vrasje, emërime, shkarkime, vendime, licensa, status investitori strategjik, leje ndërtimi, tendera, ndikim në hetime, ndikim në vendime gjykatash në të gjitha nivelet…Në këtë llum janë përfshirë prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, deputë, politikanë zyrtarë….

Kanë menduar se janë të sigurtë sepse përdoruesit e SKY Ecc përdornin një telefon të veçantë me çmim 2000 euro dhe paguanin tarifën 1200 Euro në vit. Janë ndjerë të sigurtë sepse mesazhet fshiheshin automatikisht dhe të krijohej përshtypja që asnje gjumë nuk ka mbetur. Por autoritetet belge kanë arritur të futen në serverat e kompanine dhe sot kanë gjithë arkivën e komunikimit.

Duke parë intensitetin e përdorimit, Europol ka ngritur një njësi të posaçme për Shqipërinë.

Nëse shohim se çfarë ka ndodhur si pasojë e zbërthimit të komunikimeve te SKY Ecc në Malin e Zi, vetëm mund të imagjinojmë cunamin që do të mbërrijë në Shqipëri.

Deri tani nga SKY Ecc në Mal te Zi janë arrestuar:

ish kryetarja e gjykatës së Lartëish prokuror special i shtetit

ish drejtor i përgjithshëm i policisë

ish zv drejtor i përgjithshëm i policisë

ish kryetar i bashkisë se Budvës

Si dhe 14 ish drejtorë qendrore e qarqesh të policisë, shefa sektoresh e oficerë të lartë policie.

Në Shqipëri deri më tani është arrestuar vetëm në oficer i lartë policie, por implikimi nuk është në ato nivele siç sugjeronte sot një zv/minister që mund të bëhet “vetë pastrim”! Peshku është qelbur në kokë.

Dhe behet fjalë për “dy mandatet e fundit”

Komunikimet që janë në dorë të autoriteteve të disa vendeve të BE-së i përkasin periudhës 2015-2021.

Dhe lëmshi nisi të shtjellohet më 9 mars të 2021. Rreth orës katër pasdite, policia belge kreu 200 bastisje, arrestoi 48 persona, sekuestroi 1.2 milionë euro kesh dhe 17 ton kokainë. Mes të arrestuarve pati avokatë, oficerë policie, të punësuar në prokurori, zyrtarë publik, zyrtarë taksash, administratorë spitali.

Tre ditë më pas Departamenti Amerikan i Drejtësisë lëshoi urdhër arresti për drejtorin ekzekutiv të kompanisë SKY Ecc. Më 19 mars website i SKY Ecc u mbyll dhe u sekuestrua nga FBI.

Janë intercceputar 1 miliardë mesazhe dhe pjesën e luanit në përdorim e ka Shqipëria. Ka ende punë për “zbardhjen”, struktura e grupeve kriminale, mënyra e funksionimit, llogaritë bankare dhe kontaktet e korruptuara janë në dorë të autoriteteve.

A do të jetë “dhurata nga qielli” shansi për ringjallje?

Ky nuk është vetëm testi për drejtësinë e re, por edhe sfida për gjithë shoqërinë.

Është momenti që kërkohet përgjigje për pyetjen: kur do të përballet me drejtësinë “shteti brenda shtetit”?

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Pesë a gjashtë njollat e zeza të BE-së dhe një problem yni për Kosovën!
Next Article Nga Sebastian ZONJA – Kriza e demokracisë, ligjore apo njerëzore?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?