GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – 7 akuzat e SPAK ndaj Bardh Spahisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – 7 akuzat e SPAK ndaj Bardh Spahisë

By
Lutfi DERVISHI
22/01/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Lajmi se SPAK ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, sepse ka hequr nga puna një drejtor në bashki, është veç maja e ajsbergut. Është gjysma e së vërtetës. Si mund të merret SPAK me një çështje kaq “të rëndomtë,” kur nevojat për të hetuar çështjet e mëdha janë ulëritëse? Në Shkodër thonë se po te kërkosh lopën e zezë në mes të natës, çdo mi të duket si bishë.

E vërteta e plotë është se pas një hetimi shterues, ku janë shpenzuar qindra orë të oficerëve të BKH dhe vetë prekurorëve, SPAK ka arritur të zbulojë se Bardh Spahia:

1. Ka fshehur inceneratorin e Tiranës. Jo vetëm që e ka fshehur, por e ka maskuar si landfill.

2. Si mjek, jo vetëm që Spahia ka ideuar, nxitur dhe konceptuar koncesionin e sterilizimeve, por ka dyshime të arsyeshme se ka nisur një projekt për të sterilizuar votuesit e qeverisë

3. Si kryetar bashkie, është provuar se ka lidhje me bandat e Shkodrës, veçanërisht me Bajrat, të cilëve u ka premtuar vendin e drejtorit që ka hequr nga puna.

4. Bardh Spahia ka qenë në prapaskenë të demonstratës së dhunshme të 21 janarit, duke organizuar gjithçka dhe duke përdorur edhe paratë e veta për të financuar udhëtimin e “shkodranëve” drejt Tiranës.

5. Bardh Spahia është porositësi i Toyota Yaris dhe njeriu që ka tërhequr gjithë fijet në prapaskenë.

6. Bardh Spahia del në çdo bisedë të krimit të organizuar në aplikacionet Sky, EncroChat, Matrix.

7. Prekurorët e SPAK ende nuk kanë zberthyer një mesazh të koduar me dy fjalë dhe për këtë mesazh po kërkojnë ndihmën e partnerëve. Mesazhi është: “Nadja e mirë”

Kjo dosje monumentale e Bardh Spahise do të mbetet krenaria e SPAK-ut, për 5 vitet që kaluan dhe për 5 vitet që do të vijnë. Dosja e qepur me delikatesë konsiderohet si “Monaliza e drejtësisë shqiptare”.

Nëse dikush thotë se SPAK po merret me çikërrima, le ta mësojë sot se kjo çështje nuk është suksesi i radhës, por edhe një tekst mësimor për brezat e ardhshëm të prekurorëve:

SPAK-u nuk ndalet! Është e qartë si drita e diellit që në Shqipëri krimi i organizuar dhe korrupsioni dridhet vetëm nga prekurorët që nuk dinë ku të ndalen!

P.S. Është dhe një akuzë tjetër e rëndë për krime të kryera jashtë vendit: pas urdhrit të Presidentit Trump që CIA të hap dosjet e vjetra, rezulton se Bardh Spahia është përgjegjës edhe për vrasjen e Kenedit.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Kambanat folën
Next Article Zgjedhjet e 11 majit/ Hapet gara për Primaret, ja njoftimi i PD, për demokratët

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?