GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Regjimet vrasin ngadalë…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Regjimet vrasin ngadalë…

By
Luçiano BOÇI
17/02/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Vdekja e Navalnit, opozitarit të Putin, nuk ishte diçka e papritur. Udhëtimin e tij drejt përjetësisë Putini kishte kohë që e kishte përgatitur dhe thjesht priste në qetësi fundin e rivalit të tij stoik.

Ndërkohë liderët evropianë në një gjest abstrakt duartrokisnin fjalimin e të vejës së Navalnit, duke larë kështu duart për përgjegjësinë morale për vdekjen e opozitarit themelor dhe fijes së vetme të shpresës për pak demokraci, në një vend kyç për fatet e botës, me kulturë autokrate.

Me putrën e tij goditëse ndaj Navalnit, përfundimisht ai u shpall Tsar i Rusisë, falë dhe dështimit spektakolar të perëndimit dhe i dha një mësim fatal sjellësve të demokracisë.

Rasti Navalni diskretiton në sy të gjithë botës solidaritetin demokratik perëndimor dhe dekurajon përpjekjet e opozitave në vende me probleme autoritare.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Apatia e elitës perëndimore dhe vaniteti demokratik i tyre është spektakolar.

I mplakur në parime e standarte, Perëndimi ka rrëshqitur drejt një korruptimi politik dhe ulitlitarizmi politik ekstrem në raport të drejtë me humbjen e fuqisë së tij ndikuese.

Për hir të politikës së ditës ai vazhdon të tolerojë ringjalljen e regjimeve që ekzekutojnë opozitat.

Tanimë jo me mjete në dukje brutale, por me mjete në thelb brutale. Vërtet regjimet nuk përdorin më togat e pushkatimeve, apo varjet në litar për zhdukjen e kundërshtarëve politikë. Metodat e tyre janë më të rafinuara, por në pasojë e rezultat më kanibaleske se të paraardhësve.

Këto metoda përfshijnë një arsenal të tërë veprimesh që nisin me akuza false, burgosje, grabitje zgjedhjesh, përdorim esencial të skalioneve të krimit, sulme të papushuara mediatike, faza të përshkallëzuara për gjunjëzim etj… brenda një kornize të florinjtë demokratike.

Historia e Navalnit dhe jo vetëm e tij e dëshmon qartë brutalitetin ekzekutues të regjimeve sot ndaj opozitave.

Brutaliteti shpaloset më therës kur me cinizëm regjimi deklaron se ai ishte i burgosur sipas ligjeve dhe drejtësisë se lartë demokratike të shtetit demokratik.

Vdekja e ngadaltë e opozitave është rruga nëpërmjet të cilës regjimet afirmojnë veten.

Madje ka vdekje të ngadaltë në vdekje, por dhe vdekje të ngadaltë në gjallje.

E para ngjan dhe heroike megjithatë.

Ndërsa kjo e fundit është akoma më e ndyrë dhe e poshtër dhe këtu buzëqeshjet dhe duartrokitjet e vanitozëve të demokracisë janë më të forta dhe të dukshme.

Kjo po ndodh në shumë vende me aspirata europiane përfshirë Shqipërinë. Madje shoqërohen me vizita e samite pompoze dhe me zhurma mediatike të parapërgatitura. Dhe shkalla e neverisë ndaj atyre që duartrokasin sa vjen e rritet.

Rasti i Navalnit nuk është vetëm afirmim i metodave që përdorin regjimet. Ai është një alarm për demokracitë e opozitat.

Kjo duhet të nxisë reagimet e forta të shoqërive që këto të mos vdesin ngadalë bashkë me opozitat e tyre, për ta lënë vendin në duar të aventurierëve që sot pëlqehen si misset e pasarelave e konkubinat e shtëpive publike, për shkak të sharmit korruptues që mbajnë e përcjellin.

Perëndimi duhet të zgjohet dhe të reagojë. Tolerimi i regjimeve po e rrudh dhe po e vdes dhe atë ngadalë.

I vetmi shpëtim është rigjallërimi i demokracisë, i vlerave konservatore të familjes, besimit e kombit.

Regjimet duhet të shemben e opozitat duhen shpëtuar në emër të lirisë, por dhe si thelb i fuqisë dominuese të perëndimit.

Megjithatë Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Haley, deri në minutën e fundit
Next Article 16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?