GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Peleshi i pambuktë dhe parlamenti prej leshi që s’ka turp të ketë turp
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Peleshi i pambuktë dhe parlamenti prej leshi që s’ka turp të ketë turp

By
Luçiano BOÇI
07/10/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Kjo nuk është më politikë dhe kjo nuk është lojë fjalësh.

Kjo që servirin këta sot është një orgji morale në sytë e një kombi që e kanë lodhur, shkelur e grabitur.

Parlamenti i Shqipërisë, institucioni që duhet të ruante kujtesën dhe dinjitetin e Republikës, me iniciativën e Peleshit të pambuktë dhe të Marrit me lesh, ka shkelur mbi to me çizmen e injorancës dhe poshtërsisë.

Kanë futur pa as më të voglin turp në listën e “personaliteteve që duhen nderuar” diktatorin Enver Hoxha.

O tempora, o mores!!!

E ky nuk është thjesht një turp. E gjitha kjo është tradhti ndaj historisë.

Është zhvarrosje e atyre që u pushkatuan pa gjyq.

Është dhunë ndaj çdo burri, gruaje, të riu e të reje që u internua, u degdis, u torturua fizikisht e emocionalisht nga terrori e falangat e diktaturës hoxhiste.

Dhunë ndaj çdo fëmije që u rrit me dhimje në sy e zemër pas telave me gjemba.

Të listosh Enver Hoxhën ndër personalitetet që duhen nderuar është një krim historik e moral.

Është një diversion ndaj  kujtesës e sakrificave dhe fyen çdo shqiptar që beson te liria.

Në këtë vend ku martirët e komunizmit ende nuk kanë drejtësi, këta lolo të historisë guxojnë me Parlamentin e futur në xhep, të glorifikojë xhelatin e tyre.

Dhe e bëjnë këtë me një buzëqeshje të vakët, me trashësinë e zgjuar “intelektuale” që i karakterizon,  me gjuhën e stilizuar me dokrra e doktrinë, me ca përfaqësues politikë që binden si automatë partie, me heshtjen servile të atyre që kanë harruar me ndërgjegje të pastër se çfarë është të ndiesh turp të zi.

Asgjë nuk është e rastit.

Barku që e polli është mbarsur nga fryma antishqiptare dhe antinjerëzore dhe pasardhësit e trashëguar përkëdhelin sot bustet e krimit historik.

Regjimet nuk ushqehen vetëm nga dhuna e paraja, por kanë uri dhe për pjesë të zeza historie me paraardhës gjakatarë e çnjerëzorë.

Pas kësaj ky parlament dhe kjo qeverisje e ata që e drejtojnë, nuk janë më përfaqësues të popullit, por të përbaltjes dhe të përdhosjes së tij.

Ky parlament e kjo qeverisje s’kanë më turp të kenë turp.

Ato sot janë dëshmia që historia mund të përdhunohet në emër të harresës kolektive për të sanksionuar nga aty autokracinë “e pambuktë” të njerzve prej leshi.

E pra, kjo nuk është më politikë. Kjo është luftë!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Next Article Wi-Fi Tester – mjeti që zbulon sekretet e rrjetit tuaj pa tela

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?