GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË

By
Luçiano BOÇI
11/06/2025
7 Min Read
Share
SHARE

Overdoza Elektorale

Nga zgjedhjet në Shqipëri ka mbetur vetëm emri.

Çdo katër vjet, pushteti organizon një spektakël cinik, ku rezultati dihet përpara se të hidhet vota.

Ajo që ndodhi në këto zgjedhje nuk është thjesht manipulim – është overdozë votash. Një injektim masiv me fletë të fryra, shifra të sajuara, dhe një proces të kontaminuar që do t’i kishte bërë zili edhe regjimet më të paturpshme.

Edi Rama dhe aparati i tij e kanë kthyer zgjedhjen në drogë, dhe pushtetin në varësi.

Vota nuk është më një akt sovraniteti popullor, por një instrument që vjen i manipuluar që në laboratorët e bashkisë, patronazhistëve, grupeve kriminale dhe drejtuesve të administratës që zbatojnë urdhra me logjikën e një sektit politik.

Siç i ndodh një të droguari, edhe regjimit i duhen gjithmonë doza më të forta për të ndjerë efektin: më shumë polici, më shumë fletë votimi, më shumë blerje, më shumë frikë, më shumë propagandë.

Zgjedhjet nuk janë më mjete legjitimiteti – janë të njëjtat goditje intravenoze, që mbajnë në këmbë një trup pushteti në kalbëzim.

Overdoza elektorale e 2025-ës nuk ishte veçse një përsëritje e recetës së vjetër: një grusht banditësh politikë, një tufë hajdutësh lokalë, disa prokurorë të kapur, dhe një KQZ e kthyer në kartel të regjimit, që shpërndan “dozat” e nevojshme për të mbajtur pacientin në jetë – edhe pse trupi politik i Shqipërisë është në kolaps.

Në Shqipëri nuk bëhen më zgjedhje – bëhen spektakle politiko-spitalore, ku pushteti injekton çdo dozë të mundshme kontrolli, frike dhe manipulimi mbi trupin e shoqërisë.

Ajo që dikur ishte një proces zgjedhor, sot është kthyer në një overdozë elektorale, një shfrenim politik ku vota përdoret si armë, jo si shpresë.

Fletët e votimit nuk peshojnë më sa një mendim i lirë. Ato blihen, falsifikohen, shpërndahen si tableta ekstazie të trilluara në gjirizet e regjimit, me tren bullgar apo mbushje kutish.

Çdo institucion është kthyer në laborator votash të paligjshme, që shpërndajnë “kurën” e qëndrimit në pushtet. KQZ-ja nuk numëron më vota, por justifikime. Prokuroria nuk heton më krimet zgjedhore, por hesht. Ambasadat nuk përshëndesin më fitoren, por shmangin turpin.

Kemi hyrë në fazën më fundore të këtij pushteti: “varësia kronike ndaj zgjedhjeve të manipuluara”.

Nuk ka më legjitimitet, ka vetëm efektin e rradhës – një efekt që kërkon gjithmonë dozë më të fortë, më të dhunshme, më të pacipë.

Në këtë “pavion të sëmurë të demokracisë”, Edi Rama është si mjeku e pacienti i çmendur që përshkruan vetë sëmundjen, vetë trajtimin dhe vetë përfitimin.

Ndërkohë, vendi përjeton halucinacione të frikshme: rezultate të parashikuara, “fitorje” të garantuara, dhe një realitet të deformuar.

Overdoza elektorale nuk prodhon stabilitet. Prodhon apati, largim, emigrim, shpërbërje të besimit.

Sepse kur zgjedhjet nuk shërojnë më, qytetarët kërkojnë shpëtim gjetkë – jashtë vendit, jashtë sistemit, jashtë shpresës.

Previous Page123Next Page
Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Next Article Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?