GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët

By
Luçiano BOÇI
16/07/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Në historinë e regjimeve, nga ato komuniste te ato moderne me maska demokratike, një tipar mbizotërues ka qenë gjithmonë lufta ndaj zërit të ndërgjegjes.

Dhe askush nuk përfaqëson më fuqishëm ndërgjegjen morale të një shoqërie sesa kleri.

Regjimet nuk e durojnë dot një autoritet që nuk e kanë emëruar vetë.

Ata nuk tolerojnë një zë që nuk kontrollohet, një fjalë që buron nga besimi dhe jo nga partia. Ata kanë frikë nga një altar që s’ka nevojë për licencë nga qeveria, por për liri nga Zoti.

Regjimet moderne nuk e luftojnë klerin për arsye fetare. Ata e sulmojnë sepse kleri përfaqëson një fuqi të pakontrollueshme që mbart autoritet dhe ndikim.

Në rastin Rama vs Dom Vlash Palaj, nuk jemi para një debat fetar apo një keqkuptim personal.

Jo, sulmi ndaj Dom Vlash Palajt nuk është rastësor.

Është vazhdimi i një tradite të vjetër: regjimi e patronazhistët-sigurimsa të tij duan ta kenë edhe Zotin dhe përfaqesuesin e tij në tokë, në listën e partisë.

Jemi ne atë përplasjen klasike mes pushtetit të kalbur dhe zërit të ndershëm, mes një kryeministri që do të kontrollojë gjithçka nga vota deri te Zoti dhe një meshtari i cili guxon të flasë për realitetin që të tjerët e fshehin.

Rama e sulmoi klerikun simbol të përkushtimit në shërbim të komunitetit, sepse Dom Vlash Palaj nuk heshti, nuk u nënshtrua, nuk tradhëtoi shërbesën e misionin e tij.

Sepse foli hapur për dhunën ndaj banorëve të Thethit, për shembjet pa ligj, për mashtrimin e Ramës, për arrogancën e pushtetit ndaj malësorëve. Ai bëri atë që pushteti e urren më shumë: ia përplasi të vërtetën në sy.

Dom Vlash Palaj nuk është as kundërshtar politik, as aktivist.

Është një njeri i Zotit që refuzon të heshtë përballë padrejtësisë.

Dhe pikërisht për këtë, bëhet armik i regjimit.

Fjala e tij e lirë është armiku.

Dhe kur kjo fjalë njësohet me petkun e autoritetit fetar, bëhet më e fuqishme se çdo propagandë.

Për këtë arsye regjimet, nga Hoxha te Rama, kanë tentuar e tentojnë gjithmonë të delegjitimojnë, poshtërojnë dhe frikësojnë klerin.

Dhe ky rast, ironikisht ndoshta i vogël për median zyrtare të Ramës, është një sinjal i madh për shoqërinë shqiptare.

Ai na kujton se në mungesë të lirisë së fjalës e lirive politike, të drejtësisë së pavarur dhe të mediave të ndershme, kleri mbetet një nga zërat e fundit të lirisë.

Kur pushteti nis të sulmojë edhe klerin, ai hapur kërkon të deklamojë se ka ndërtuar një republikë të frikës dhe të arrogancës.

Dom Vlash Palaj nuk është thjesht vetëm një prift.

Ai është zëri i një komuniteti që nuk pranon të nënshtrohet. Ai është kujtesa e një Shqipërie që nuk shet shpirtin për interesa e aq më pak nga terrori, as hesht për vendime të paligjshme.

Kleri i vërtetë nuk është me pushtetin, por me të vërtetën.

Ndaj sulmi ndaj tij është tregues i qartë: kemi të bëjmë me një regjim që po humbet kontrollin dhe që ka frikë nga gjithçka që nuk e komandon dot.

Sepse kur kleriku bëhet armiku i pushtetit, është pushteti ai që mbart mëkatin dhe përfaqëson të keqen e djallin.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?