GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Komedia dramatike e 29 Korrikut
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Komedia dramatike e 29 Korrikut

By
Luçiano BOÇI
29/07/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të PD-së. Ndërsa gjithçka tjetër është tërësisht komike: shtrati logjik e politik, arsyeja, qëllimi, rruga e ndjekur, procedura e realizuar, produkti final etj, etj.

Njësoj si tek komeditë dramatike të famshme. Komedia dramatike është një zhanër i filmave dhe serialeve e cila kombinon elemente të komedisë me tema serioze dhe emocionale.

Dhe e marrë së bashku kjo e sotmja transmeton atë humorin e hidhur që ka kohë që na është ngjitur dhe që ne e përdorim si mënyrën tonë refuzuese, me shpresën se diku shkëndijat e arsyes do fillojnë të duken.

Zbrazëtia që prodhon ky humor ka peshë.

Një peshë mali nga i cili çdo demokrat do të çlirohet një orë e më parë, por mali nuk lëviz as bëzan.

Autorët e zbrazëtisë vetë ecin ashtu qorrazi në zbrazëti, me një krenari boshe drejt një absurditeti pa fund me një qëllim krejtësisht banal. Rituali ngjason me ecjen e ngrefosur të një kostumi laraman mbuluar me sloganet e qëndisura mbi, pa njeriun brenda.

Qesharake dhe e habitshme se si mundet që njeriu mund të pranojë të poshtërohet me të qeshura publikisht që vetëm e vetëm të ketë nesër një titull, një epitet politik, një ofiq, një spaletë a ku di unë çfarë i fantazon mendja.

E tmerrshme se si mund të merren e përvetësohen vullnetet e lira të mijëra qytetarëve të cilët që nga 90 investuan punë, djersë, mund dhe gjak për të ndërtuar një familje unitare e parimore, te mbështetur në vlera e virtyte.

Humori nuk përmbahet sot, por dhe drama është në proporcion të drejtë me humorin. 

Ja që dhe humori vret. 

Dhe vrasja është kaq e madhe sa përçan, ndan, tret,  përçart njerëz, idealistë, kontributorë, sakrifikues e demokratë.

E trishtë të shohësh të shpaloset para teje kaq shumë varfëri përgjegjësie  e ndjesie historike e politike ndaj atyre që janë vërtetë baza e shpirti i PD, ndaj demokratëve të thjeshtë që duke parë shfaqen e sotme shemben në tokë nga dhimbjet që prodhon e qeshura e imponuar nga shformimi i logjikës dhe i normales.

Si në atë lojën e dikurshme të fëmijërisë gjatë të cilës vendosnim pasqyrën shformuese përballë dhe qeshnim me deformimin e tipareve tona.

Dramatike të prekësh kaq realisht, sikur të ishte send, fallsitetin e shndërruar në kauzë e të ndjesh neverinë që prodhon shqisa e mendja. Humoristike të shohësh si në filma vizatimorë, pompozitetin e agravuar të personazheve që e ndërtojnë ekzistencën e tyre dhe të bëjnë të qeshësh, mbi teknikën e thjeshtë të kontrastit.

Shumë i shëmtuar për të qeshur por dhe shumë qesharak në shëmtinë e tij ky 29 Korrik!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article E pabesueshme, Luli ja arrin të mundë Hanin dhe jep lajmin e madh: Beteja sapo ka filluar
Next Article Nga Kim MEHMETI – Shqipëria e atyre që e shesin shtetin për të blerë vota!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?