GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Dosja që SPAK nuk do të donte ta kishte hapur
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Dosja që SPAK nuk do të donte ta kishte hapur

By
Luçiano BOÇI
27/10/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Arrestimi brutal i Metës shfaqi hapur, përtej interpretimeve të mediave rozë të pushtetit, nervozizmin që ka kapluar SPAK-un.

Për të shpërqëndruar vëmendjen e publikut dhe për t’i dhënë pak kohë vetes e Ramës, SPAK konkludoi me shpejtësi një hetim i cili kishte gjashtë vite që vijonte pa asnjë pengesë, fill pas arrestimit të sforcuar të deputetit të listës “së zezë” të Durrësit, Jurgis Çyrbes.

Megjithëse SPAK u mundua ta shiste atë si një arrestim normal për shpërdorim detyre, informacionet rrodhën dhe tronditshëm opinioni mësoi se Çyrbja ishte maja e ajsbergut të një krimi akoma më të madh, brenda të cilit është përfshirë e gjithë kupola e PS bashkë me vetë Ramën.

Sipas gazetarëve investigativë në dosjen “Çyrbja”, komunikimet midis grupeve kriminale dhe përfaqësuesve politikë socialistë, zbulojnë rolin aktiv të bandave në skemën e grabitjve të votave dhe faktojnë dominacën politike të tyre në vendimmarrjen politike.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Këto grupe jo vetëm kanë influenca ekonomike të pastra e të pista të stimuluara nga Rama e pushteti i tij, por sipas komunikimeve i përcaktojnë kryeministrit dhe emrat e deputetëve dhe vendin e tyre në listë.

Këto koncesione shoqërohen me angazhime elektorale të grupeve kriminale por që nuk përfundojnë këtu.

Ato shtohen pas “fitoreve historike” të Ramës me shërbime e benifite shumëfishe, që përfshijnë dhe lobime për të pastruar aktivitetet kriminale, pranë dhe vetë SPAK.

E gjithë kjo zbulesë kriminale, e denoncuar pareshtur nga opozita, më e rënda e ndodhur në historinë politike të shtetit shqiptar, pritet të prodhojë një tërmet politik të jashtëzakonshëm.

Tërmet i cili mund prekë dhe vetë SPAKU-n tashmë të tronditur jo pak nga Toyota Yaris.

Kjo dosje zbardh skemën e fusionit krim-politikë që qëndron në themel të narko-shtetit të sotëm.

I gjendur në vështirësi midis vetes dhe Ramës, SPAK po mundohet të manovrojë.

Arreston Metën për të krijuar ngjarje themelore, nxit Gjykatën në rastin Berisha, po përgatit një valë tjetër fletë-arrestesh për disa anëtarë grupesh, vetëm e vetëm për t’i dhënë kohën e mjaftueshme mentorit të vet Ramës që ky i fundit të mund të shpëtojë e të gjejë rrugëdaljen e situatës në të cilën është kapur si laraska dhe kësisoj t’i zbardhë faqen e nxirë dhe vetë SPAK-ut.

Dosja Çyrbja djeg shumë dhe SPAK gjendet sot në vështirëse e nuk do kishte dëshirë që ta hapte atë, sepse të gjitha komunikimet aty të çojnë tek koka e krimit, Rama.

Aq më tepër kjo dosje e rikthen SPAK-un tek hijet e së kaluarës dhe dëshmon komandimin e tij politik: Tek krimi elektoral i dosjes 339.

Çyrbja nuk është fillimi, por vazhdimi i këtij krimi e nuk mbaron aspak këtu.

Personazhet janë pothuaj të njëjtë, por me galeri të shtuar si nga grupet ashtu dhe nga politika.

Ndërsa ky krim është kompleksi më i madh i SPAK-ut të cilin për arsye të pathëna por të kuptueshme, në 2020, ai nuk pranoi ta hetojë. Njëherazi është kufiri që Rama ia ka vendosur atij tek thana.

339-ën SPAK e dështoi me sukses, duke ia kaluar për kompetencë prokurorisë së Durrësit.

Po kështu bëri dhe me Gjushin, të cilin e amnistoi duke e akuzuar vetëm për shpërdorim detyre, ndërkohë që te gjithë e dinin që ishte stërmullari i skemës.

Këtë tentoi ta realizonte dhe me Çyrben i cili “papritur e pa kujtuar”, hoqi dorë nga mandati.

U mundua, por presioni i partnerëve ishte i fortë dhe sot dilema e SPAK mbetet shekspiriane.

Çdo avancim sipas fakteve të kësaj dosje-dëshmojnë gazetarët-do çonte në arrestimin e Ramës e shpurës së tij dhe do hidhte në erë, çdo gjë politike të arritur deri më tani nga ai, sikurse do mbyllte një nga kapitujt me të zi politikë të kohës sonë.

Nuk do SPAK apo s’mundet ta bëjë?-shtrohet pyetja.

Duket se deri më tani, as nuk do e as nuk mundet.

Por megjithatë zarët me dosjen Çyrbja tashmë janë hedhur…

Dielli nuk mbulohet me shoshë!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article A do të ulet tatimi për pagat e larta? Edi Rama gënjeu shqiptarët
Next Article Barnat më të rrezikshme në botë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?