GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Brate Vuçiç i Druzhe Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Luçiano BOÇI – Brate Vuçiç i Druzhe Ramës

By
Luçiano BOÇI
02/12/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit tronditi opinionin ndërkombëtar dhe politikën shqiptare për mënyrën e qëllimin e ekzekutimit. Të gjithë pothuaj reaguan ashpër.  I vetmi që “nuk e prishi terezinë” ishte Rama.

Ky njeri që “përvesh llërët” e gjuhës së tij të shthurur e sharëse ndaj kundërshtarëve politikë, sa herë i duhet në këtë rast foli pothuaj me përdëllim e përulje.

“Patrioti i madh” që s’lë cep sallash pa mbushur me flamuj për të mashtruar emigrantët, nuk e fsheh pikëllimin e tij ndaj sulmeve që mund t’i bëhen Vuçiç-it dhe nuk ia ndien fare se çfarë po i ndodh Kosovës.

1. Si në rastin e Banjskës të cilën e quajti “tokë të askujt”, vëllai i Vuçiç-it dhe territorin në Ibër Lepenc nuk e quan në asnjë rresht tokë shqiptare të Kosovës dhe cenim të integritetit të saj!

2. Aktin terrorist ndaj Kosovës ky “druzhe” e quan akt sabotimi!!?

A thua serbët kishin thyer një saraçineskë uji dhe jo që kishin vendosur 15 kg tritol në një pikë jetike! Ndërkohë që shënjestra është tipike terroriste: goditje ndaj infrastrukturave me rëndësi strategjike.

3. Vazhdon duke e cilësuar si “krim të rëndë i cili cenon jetën e qytetarëve”!!?

A thua të ishte një përplasje bandash nga ato që ndodhin rëndom në Shqipëri! Ndërkohë që ai është një sulm terrorist, jo thjesht ndaj cenimit të jetës, por dhe sulm terrorist ndaj shtetit të Kosovës dhe kombit tonë.

4. Kërkon “zbardhjen e ndëshkimin në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar”!!??

Hapur fare pa e fshehur sikurse Vuçiç, shpreh mosbesim të plotë ndaj institucioneve ligjzbatuese kosovare dhe hedh insinuata të rrezikshme ndaj qeverisë së Kosovës.

Një poshtërsi epike kjo!

5. Pretendon se “formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultate”!!?

Këtu ky “patrioti tregishtësh” hidhet në sulm të hapur ndaj Kurtit e Kosovës!!!

Me gjuhë gjarpri kërkon të ketë rikthim në idetë e tij të bashkërenduara me Vuçiç, ose për

a) shkëmbim territoresh, të cilën tentoi ta realizojë dhe pa aprovimin ndërkombëtar, por me axhendë specifike. Ose për

b) planin e tij të Asociacionit që e shpalosi me krenarinë e tradhtarit faqe botës, që mundëson një republikë të re Serpska në gji të Kosovës. Ose për

c) atë konferencën e famshme ndërkombëtare të propozuar nga ky mendja globale, e cila që pa nisur, vë në dyshim ekzistencën e shtetit të Kosovës.

As më shumë e as më pak kjo është një deklaratë që konfirmon qëndrimin pro serb të këtij argati, i cili me politikat e tij ka defaktorizuar sot peshën dhe rolin e shqiptarëve në rajon dhe ka prodhuar një sulm frontal ndaj tyre kudo: në Serbi, në Maqedoni, Mal të zi dhe madje deri brenda në Kosovë.

Falë vëllazërisë Rama-Vuçiç sot Serbia ka marrë frenat e ekonomisë së rajonit e rrëmben investimet më të mëdha që vijnë nga Evropa, Turqia e deri Kina.

Ky druzhja e bratja “patrot” i Vuçiç-it ndërkohë shkruan statuse përdëllyese ndaj akteve terroriste kundër shqiptarëve!

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Armir SHKURTI – Doktor Adhamudhi dhe Tik Toku
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Biden i Hunterit’ dhe ‘Biden i Berishës’

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?