GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Atentatorët
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Atentatorët

By
Luçiano BOÇI
15/07/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Atentatori që qëlloi mbi Donald Trump, nuk ishte thjesht 20 vjeçari i regjistruar si republikan e që jepte donacione për Biden. Ai ishte gishti në këmbëz. Por vetëm gishti. Jo koka apo kokat.

Ata që e çuan Crooks në çati, janë disa faktorë, të ngjashëm me kalorësit e apokalipsit. Jo thjesht njerëz dhe jo një atentat i vetëm.

Ata janë axhendat, propagada pa fre, indoktrinimi, sulmet shtetërore, gjuha e urrejtjes, linçimi i kundërshtarit politik. E normal pas këtyre fshihen njerëz e qëllime.

Vetë Trump përfaqëson iniciativën politike të së djathtës konservatore që i kundërvihet të gjithë formave shkatërruese e deformuese të demokracisë, shtetit, drejtësisë, familjes e besimit.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Tentuan ta eleminonin brenda vetë partisë nuk e arritën. U imponua me forcë si kandidat. I sajuan procese gjyqësore pa fund dhe e trajtuan në opinion si kriminel dhe përsëri nuk ia arritën. Atentati ishte një pasojë pothuaj logjike e gjithë investimit të një pushteti axhende për të eleminuar sfidantin.

Pushtetet që burojnë nga indoktrinimet e axhendat e korruptuara dhe ideologjitë ekstreme, janë të njëjta kudo e sillen njësoj, pa dallim kohe dhe hapësire. Ato përdorin rregullisht “atentatorë”, qoftë dhe ata që vetëfrymëzohen. Nuk ka rëndësi çfarë emri kanë e nëse janë individë apo institucione. Janë libertinë apo funksionarë. Këto pushtete të deformuara kanë të njejtin qëllim. Zgjatjen e pushtetit të establishmentit.

A nuk përdori dhe Putin në fund të fundit “atentatorët” e tij perfidë shtetërorë, me gjykata e burgje, për të vrarë Navalnin që i rrezikonte pushtetin?! Sepse pushtetet e këtilla mbahen me atentatorë dhe donatorë.

Ngjashëm ndodh dhe tek ne, ku pushtetit i axhendës e i korruptuar aktivizon atentatorët e vet për të eleminuar sfidantin e pushtetit, kreun e opozitës Berishën. Sepse dhe ai sikurse Trump është iniciativa politike e së djathtës për demokraci, shtet të së drejtës, për liri, për familjen e besimin.

“Atentatorët” e përdorur nga pushteti i korruptuar i Ramës përfshijnë sot një seri institucionesh e njerëzish, mediash dhe basifondesh.

E ndryshe nga Amerika, ku aktivizimi atentues kalon me induksion vetëm nëpërmjet axhendave, gjuhës së urrejtjes e indoktrinimeve, pa përfshirë drejtpërdrejt politikën e përfaqësuesit e saj, në Shqipëri atentatorët sajohen, mbështeten e stërviten e urdhërohen nga politika e pushteti, madje nga kryeministri dora vetë.

Atentatorët ndaj Berishës njësoj si ndaj Trump, janë gjithfarë ngjyrësh. Propaganda, gjuha e urrejtjes, lincimi politik e njerëzor si faktorë-atentatorë që ato përdorin janë ekzemplare. Axhendat e tyre stimulojnë urrejtjen e disintegrimin social kapilar. Ata vepruan për të eleminuar e vrarë Berishën brenda partisë, por dështuan me sukses. E gjitha e ndërkallur dhe e brenda një kori bretkosash me spin-doktorët e mediave të blera që përdoren si atentatorë me pagesë duke shëtitur emision më emision.

Nuk nguruan dhe me një “Crooks”, për ta goditur fizikisht dhe vrarë si rastësisht Berishën. Zoti atë ditë ishte afër tij. I gjakosur e pagjunjëzuar përcolli në miting mesazhet e tij antiestablishment.

Pas kësaj Rama aktivizoi “atentatorët” e vrasjes së votës, për “të vrarë” në zgjedhje Berishën, pa ia arritur qëllimit. Delinkuentë me kollare e pa kollare, hajdutë xhepash e tenderash, banditë ordinerë e politikë u bënë bashkë si atentatorë vullnetarë, për të hedhur plumba votash të grabitura mbi Berishën.

Pas atentatorëve të zgjedhjeve Rama aktivizoi “atentatorët” e drejtësisë së re në SPAK e GJKKO, për ta “vrarë” domosdoshmërisht Berishën. Me hetime pa fakte e pa prova, me arrestim antiligjor e antikushtetues, atentatorët me tunikë e me tre mbiemra kanë arritur përkohësisht ta izolojnë Berishën, pa mundur ta eleminojnë atë dhe rolin e tij si kryetar i PD.

“Atentatorët” kundër Berishës të urdhëruar nga kryeatentatori po bëjnë gjithçka për ta “vrarë”, por ai ka mundur t’i mbijetojë atentateve të disata. Kjo falë forcës e qëndresës politike të tij, të cilat do të japin në fund frutin e triumfit.

Zoti është me të vërtetin e të drejtin! Ai ndihmon guximtarët.Pushteti që mbahet në këmbë me atentatorë, duhet shembur nga themelet.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Djali i Meritonit feston 6-vjetorin, Egesta uron publikisht të birin: Je i veçantë!
Next Article Nga Agim XHAFKA – Nuk duam as drita, as ujë. Duam që qeveria të thyejë qafën!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?