GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Ata (baza) kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Ata (baza) kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë

By
Luçiano BOÇI
07/12/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Ishte kjo shprehja-udhëzim e përsëritur disa herë në mbledhjet tona të dikurshme që na nxiste të zbrisnim në bazë.

Ngjan si lojë fjalësh, por nuk është aspak e tillë. Thjesht shpreh shkallën sipërore të domosdoshmërisë së trajtimit me respekt të bazës së Partisë Demokratike, nga drejtuesit e saj. Alias “baza ka gjithmonë të drejtë”.

Përherë jam përpjekur të gjej pajtim me këtë definicion “ngacmues”. Dakortësia ime ka rezultuar e plotë. Po!!! “ATA (baza) kanë të drejtë dhe kur s’kanë të drejtë”!

Edhe kur na i thonë troç gjërat larg stepjes se mos na ngel hatri; edhe kur na i shkruajnë në fcb, pavarësisht pëlqimit tonë; edhe kur na “shajnë” ndonjëherë me zemërim; edhe kur na kërkojnë llogari; edhe kur na bëjnë ironi.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Kjo “dhënie të drejte” nuk është përulje, por është respekt.

Sepse çdo sukses, çdo betejë, çdo sakrificë ka kaluar e kalon përmes tyre.

ATA kanë të drejtë sepse ATA kemi thirrur e na janë përgjigjur sa herë jemi përplasur me kundërshtarët, sa herë kemi zgjedhje, sa herë na duhet mbrojtje, sa herë kemi protesta.

Kanë ardhur në mes të shiut, të ftohtit, dëborës, vapës e diellit. Të pa veshur mirë, me para borxh, me qindra halle mbi supe.

Ata kanë përjetuar burgosjen, gazin luftarak, papunësinë, luftën politike për hir të PD, pse jo për hir tonin.

Na janë bindur pa u ankuar, na kanë dëgjuar pa vënë në dyshim fjalët, na kanë votuar symbyllazi pa asnjë paragjykim.

Jo se janë ushtarë jo aspak. E as tifozë. ATA janë ashta e PD. Janë forca e vërtetë e saj dhe bindja.

Prandaj ATA kanë të drejtë dhe kur s’kanë të drejtë e jo më tani kur kanë të drejtë.

Pikërisht, tani që kanë vendosur, sipas asaj që i takon me ligj suprem (statuti), të na thërrasin ne të gjithëve në Kuvendin Kombëtar të datës 11 Dhjetor.

Kjo thirrje e tyre nuk është as e zakonshme dhe as e rastit.

ATA kërkojnë besim, kërkojnë lidership, kërkojnë betejë me të keqen, kërkojnë të mbrojnë vlerat demokratike dhe standartet e lirisë politike.

ATA kanë moral të plotë ta bëjnë një gjë të tillë.

Përpjekjet për t’i vizatuar ATA me fabulat e së kaluarës, duke i cilësuar e anatemuar si anëtarë partie “me shfaqje të huaja”, të cilët për një gotë raki dalin nga rruga e partisë e më pas sekretari i partisë, pas një autokritike me shkrim, i zgjat dorën e ngrohtë, janë të denja për romanet-përralla të realizmit socialist.

Thirrja e tyre nuk është as skemë, as kurth e as lojë.

Është e sinqertë, e vërtetë dhe një lloj betimi besnikërie e pathyeshme e tyre ndaj PD.

Detyra jonë është t’i bindemi.

Një herë të vetme t’i bindemi.

Jo se thjesht i takon me statut.

Jo se janë 3/4, shumë më shumë se 1/4 statutore.

Jo sepse janë më këtë apo atë lider.

Por sepse, pavarësisht nga mosha, koha e militimit, krahina apo qyteti nga vijnë, simpatia apo antipatia momentale, entuziazmi apo zemërimi, ATA të gjithë që kanë firmosur, ose nuk kanë firmosur, janë vetë PARTIA DEMOKRATIKE.

Sepse, bindja ndaj thirrjes së tyre unikale e emancipuese, na bën nder dhe i jep vlerë të qenurit përfaqësues i tyre!

Ç’rëndësi ka që janë kaq shumë sot?!

Edhe sikur më pak të ishin edhe më pak se 1/4, përsëri nuk duhet humbur si rast, si detyrim, si respekt.

E rëndësishme është grishja e tyre. Morali i tyre është imponues.

11 Dhjetori është dita e tyre.

Prandaj ATA kanë të drejtë akoma më shumë, tani që kanë të drejtë.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që mjaftohet duke gënjyer
Next Article Biba Rilindjes kap trenin e Ramës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?