GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit

By
Luçiano BOÇI
21/05/2025
6 Min Read
Share
SHARE

Për të argumentuar konceptin e saj të “banalitetit të së keqes”, filozofja Hannah Arendt i bëri një analizë shteruese gjyqit të Adolf Eichmann (një nga organizatorët dhe autorët e Holokaustit).

Në konkluzion ajo theksoi se e keqja mund të kryhet jo patjetër nga përbindësha, por nga njerëz të zakonshëm që thjesht ndjekin disa “rregulla” të imponuara, pa reflektuar etikisht mbi to.

Produkti i tyre është i përbindshëm në raport me rregullat që i janë imponuar. Kësisoj përbindëshi i vërtetë fshihet tek krijuesi i rregullave dhe pasojat e zbatimit.

E mora këtë përkufizim për të ndriçuar sado pak atë që ka ndodhur me votën në këto zgjedhje.

Larg retorikës politike mund të themi se vrasja e votës sot si akt “i përbindshëm” është kryer me shumë thjeshtësi në mes të ditës dhe në bazë të disa “rregullave” të bëra tashmë normë, të hartuara dhe të ekspozuara nga pushteti i Ramës si të domosdoshme e detyruese për t’u zbatuar.

Në këtë këndvështrim patronazhistët politikë, administrata e frustruar dhe frikësuar, bandat e krimit të organizuar, mediat e blera ose të vetëofruara, policia e kapur, megjithëse janë ekzekutorët e vrasjes e asgjësimit të votës, ndjehen krejtësisht me ndërgjegje të qetë para pasqyrës së tyre dhe besoj nuk kanë asnjë reflektim përkundër ndjenjës së triumfit.

Madje i duket e tepërt, për të mos thënë e çuditshme, ajo që sot kërkon opozita.

Sipas tyre ato kanë ndjekur “rregullat” e pushtetit të imponuara nga partia dhe kreu i organizatës, të cilat janë përtej ligjit e kushtetutës, por ama që konsiderohen fuqiplote në një sistem i cili ka në bazë banalitetin politik.

Blerja e votës prej tyre, manipulimi industrial, deformimi me dhunë e benifite i saj, është një proces i shpallur prej vitesh dhe tani ka arritur kulmin.

RAMA, si banalitet politik

Rama hyri në politikë dhe do dalë prej saj si krijuesi i banalitetit politik, si politikani që asgjësoi votën dhe si kryeministri që themeloi një narko-regjim shembullor.

Makineria e tij e manipulimit është gjigande dhe ka brenda çdo mekanizëm qeverisës përfshirë dhe mediat, institucionet e drejtësisë e KQZ, por dhe tërësinë e partive çirake politike.

Fushatat elektorale të tij prej kohësh janë kthyer në një garë për batuta, slogane që harrohen një ditë pas zgjedhjeve, dhe shfaqje populiste që nuk i shërbejnë qytetarit, por vetëm imazhit.

Ai nuk thotë asgjë sepse pas këtyre kuintave banale, gjithçka tjetër është kriminale: hajdutëri, blerje masive, angazhim krimi, para e pisët, deformim e asgjësim vote.

Në fund të ditës zgjedhjet nuk ekzistojnë për të. Kemi vetëm një ritual të përsëritur, ku ndryshon vetëm dekori, por jo skenari.

BERISHA, si sfidant

Në një telefonatë të vitit 2013 kur mbaja detyrën e kryetarit të PD të degës, me Berishën, asokohe Kryeministër, më bëri përshtypje që insistimi i tij themelor ishte drejtësia e votës dhe qartësia e procesit zgjedhor dhe jo fitimi i zgjedhjeve me çdo kusht dhe mjet.

E kam mbyllur komunikimin jo pa habi, por ky ishte Doktori. Ai donte të fitonte me drejtësi, me llogaridhënie, me program dhe me vlera politike.

I tillë është dhe sot.

Brenda konceptit të tij vota është e mbetet themel i një sistemi të cilin e deshëm dhe e ëndërruam që në 1990.

Banalistët që paraqitën si analistë e që sot kanë triumfuar si shpura e praruar e banalitetit të Ramës, nuk reshtin sulmet ndaj tij, politikanit i cili dhe në gjykimin e kundërshtarëve te tij më të egër mbetet “i vetmi politikan i vërtetë”.

Por skema banale e kërkon këtë dhe të gjitha bateritë e shigjetat e banalitetin drejtohen sot ndaj njeriut e cili përfaqëson e transmeton të kundërtën e banalitetit.

Tek ai ka pasur e ka seriozitet politik, program real, pozitivitet njerëzor dhe vizion të prekshëm.

Spostimi i debatit mediatik nga problemi i banalitetit tek sfidanti është vazhdim i triumfit të banalitetit me media banale e metoda banale.

Epilog

E gjitha kjo që ka ndodhur me asgjësimin e votës, nuk është vetëm një krizë politike. Është dhe një krizë e thellë kulturore dhe qytetare, sepse heshtja pranuese e së keqes është më e keqe se vetë e keqja.

Dhe sfida më e madhe sot nuk është të mundësh një parti apo një kandidat.

Sfida është të mposhtësh mbretërinë e banalitetit e të kthesh votën, seriozitetin dhe përmbajtjen në qendër të debatit publik.

Demokracia nuk vdes me një krismë; ajo fiket ngadalë, kur ne pranojmë që gjithçka është “në rregull” edhe kur nuk është.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë ta rikthejmë kuptimin e votës.

Jo thjesht si një të drejtë formale, por si një akt moral dhe politik që kërkon përgjegjësi nga të gjithë: qytetarë, politikanë dhe institucione.

Sepse një votë e asgjësuar është një demokraci e rrënuar. Dhe një demokraci e rrënuar është toka ku rritet banaliteti i së keqes.

Është lluca ku “derri” Ramë ndjehet Kryeministër i banalitetit.

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Next Article Nga Artan HOXHA – Varfëri, arrati, robëri
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?