GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar

By
Luçiano BOÇI
20/07/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Në fillim ishte Duçja. Pastaj erdhi “Artist-i”. Dhe në të dy rastet, qyteti u kthye në pasqyrë të pushtetit. Në Itali, Benito Mussolini ndërtoi “Romën e tretë” për të përjetësuar mitin e perandorisë dhe të vetvetes. Në Shqipëri, Edi Rama po ngre “Tiranën e re”, jo për qytetarin, por për të ndërtuar një muze të gjallë narcisizmi politik.

Mussolini kishte Piacentinin (Marcelo); Rama ka Boerin. Të dy arkitektët, pavaresisht kohës e konteksteve që i ndajnë, bashkohen në një pikë: Në përdorimin e formës për të maskuar deformimin e lirisë.

Stefano Boeri, arkitekti i njohur italian që njihet për konceptet ekologjike dhe gjelbërimin vertikal, është shndërruar, dashur pa dashur, në estetizuesin e një regjimi që përdor arkitekturën për të maskuar shkatërrimin institucional dhe politik.

Ai nuk është më thjesht një arkitekt – por pjesë e skenografisë së një autokracie urbane.

Piacentini përdori gurë travertini e kolonada klasike për të fiksuar përjetësinë e Duçes.

Boeri përdor fasada me pemë për t’i ngjitur Ramës etiketën e “të gjelbrit avangardist”. Travertini i viteve ’30 është zëvendësuar nga marketingu vertikal i shekullit XXI, por qëllimi mbetet i njëjtë për ta bërë qytetin poster propagande.

Arkitektura e Duçes nëpërmjet Piacentinit  ishte e ftohtë, e qartë, e menduar për të bindur njeriun se Shteti është gjithçka dhe qytetari asgjë. Ajo ishte një arkitekturë me uniformë ushtarake – simetrike, monumentale, e ndërtuar për parada dhe propagandë.

Por ajo që ndodh sot në Tiranë është më e rafinuar, më e maskuar, më e rrezikshme – sepse fshihet pas ngjyrave, shkëlqimit, formave moderne dhe fjalëve të bukura për “kreativitetin” dhe “rilindjen urbane”.

Baza e saj është kaotizmi i hapësirës dhe i lartësisë, ndryshe nga kalkulimi simetrik i Duçes.

Rama sikurse Duçja nuk ndërton për qytetarët. Ai ndërton për veten.

Kullat që i mbijnë Tiranës  nuk janë zhvillim, por dëshmi e një pushteti që kërkon të shfaqet i pathyeshëm, i paprekshëm dhe i përjetshëm.

Siç Duçja kishte obeliskun në Foro Italico me mbishkrimin “Mussolini Dux”, Rama ka kullat e tij me emra që i japin qytetit një shkëlqim të rremë kapitalist – por që fshijnë rrënjët, historinë dhe njerëzit.

Teatri Kombëtar ishte një kthesë. Aty ku fashizmi ndërtoi një institucion kulturor, Rama ndërtoi një precedent: zhdukjen e trashëgimisë në emër të betonit.

E gjitha e shoqëruar me një retorikë të stërkonsumuar për “modernitetin” dhe “të ardhmen”.

Por e ardhmja e ndërtuar mbi rrënimin e së shkuarës nuk është zhvillim – është fshirje e kujtesës.

Ashtu si Mussolini e pa dhe e shpalli veten si arkitekt të shpirtit italian, Rama e sheh veten si mjeshtër të ndriçimit “estetik” të një kombi që, sipas tij, nuk di çfarë do.

Prandaj është ai që vendos për gjithçka: nga ngjyrat e pallatit te forma e sheshit, nga pamja e parkut te emri i kullës.

Ai nuk pyet, ai vulos. Nuk bashkëbisedon me qytetin, por e urdhëron atë.

Tirana nuk është më qyteti i njerëzve, por galeria personale e një njeriu që ka vendosur të shkruajë historinë e pushtetit të tij në katet e njëpasnjëshme të një metropoli të ngufatur.

Nga arkitektura e Duçes te estetizmi i Ramës, ndryshon vetëm forma, jo thelbi: kontrolli, imponimi, dhe zhdukja e mendimit ndryshe nga hapësira publike.

Kulla-boom-i i Ramës shkon paralel me ekonominë e padeklaruar. Investigimet e medias dhe të opozitës kanë lidhur valën e ndërtimeve me pastrimin e parave nga kontrabandat, hashashi dhe oligarkët e lidhur me qeverinë. Duke përdorur PPP-të si “fshesë financiare”, Rama e ka shndërruar borxhin publik në hipotekë private të klientelës.

Në fund të ditës, qytetet janë pasqyra të regjimeve që i qeverisin.

Dhe Tirana sot na tregon se Shqipëria është në dorën e një pushteti që ndërton për të sunduar, jo për të shërbyer.

Nga monumentalizmi i fasadave tek heshtja e shesheve, ajo që mungon gjithmonë është një zë: ai i qytetarit të lirë.

Nëse ndalemi për një çast dhe pyesim veten  se kujt i shërben kjo Tiranë që po ndërtohet, përgjigjja është e thjeshtë:

Jo qytetarit, por Duçes së kohëve moderne.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Next Article Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?