GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Klodian TOMORRI – Oktapodi
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Klodian TOMORRI – Oktapodi

By
Klodian TOMORRI
03/02/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Menjëherë sapo Taulant Balla u emërua ministër i brendshëm, një nga vendimet e para që mori ishte shkarkimi i shefit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri. Zoti Balla kishte arsye të forta për ta shkarkuar Bistrin, të cilat do të zbuloheshin vetëm pak ditë më vonë.

Pasi ish-shefi i operacionales u arrestua nga SPAK për përfshirje në grup kriminal në të ashtuquajturën dosja Metamorfoza, në media rrodhi një tjetër lajm tronditës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte kallëzuar në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, pasi ishte zbuluar se në këtë strukturë përdorej një linjë e paligjshme përgjimi.

Linja ishte ngritur nga vetë zoti Bistri për të përgjuar eksponentë të lartë të qeverisë dhe biznesit. Mes tyre Arben Ahmetajn, biznesmenin Irfan Hysenbelliu dhe vetë Taulant Ballën. Përgjimet kryheshin për llogari të një figure tjetër të lartë të maxhorancës, që aktualisht është një nga tre njerëzit me të pushtetshëm të Shqipërisë.

Përgjimet e rivalëve brenda llojit për ta përdorur informacionin si shantazh apo për të ngjitur shkallët e hierarkisë janë karakteristikë tipike e organizatave mafioze. Por jo e vetmja.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në shtator të vitit 2019, Top Channel sajoi në programin e vet investigativ Top Story një emision që godiste Ditmir Bushatin për pasaportat diplomatike. Disa muaj më parë në të njëtin emision ishte goditur Fatmir Xhafaj, Niko Peleshi dhe Taulant Balla.

Kohë më vonë filluan të dilnin në sipërfaqe intrigat pas emisioneve. Pasi qeveria udhëroi prishjen e Prestige Resort, Irfan Hysenbelliu deklaroi publikisht se kryeministri i kishte kërkuar të godiste një nga ministrat e tij të jashtëm. Bëhej fjalë pikërisht për Ditmir Bushatin. Por ajo që me sa duket nuk u realizua në Neës 24, u sajua me pasaporta në Top Story.

Arben Ahmetaj deklaroi të enjten në intervistën e tij për Çim Pekën se të gjitha emisionet që godisnin figurat e maxhorancës porositeshin nga e njëjta dorë. Nga udhëheqësi i partisë. Në fakt, konfidencialisht këtë e thonë të gjithë të prekurit. Por kjo ishte e parë që u tha publikisht.

Përgjimet dhe shantazhet janë një biznes gjerësisht i përhapur brenda Rilindjes. Në të gjitha sferat. Brenda dhe jashtë llojit. Pak ditë më parë, një drejtor i rëndësishëm i Bashkisë së Tiranës ka darkuar me një gazetar. I pranishëm në darkë ka qenë dhe një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit. Aty është përgatitur terreni për të shantazhuar një prokuror të SPAK, i cili po heton një dosje sensitive.

Hetimi është për një kompani, e cila ka ndërruar disa herë pronësi dhe emër. E denoncuar për herë të parë publikisht nga Belind Këlliçi, kompania aktualisht mban akronimin 5D, që disa e përkthejnë si 5 drejtorët.

Kjo kompani nga hiçi u shndërrua në një nënkontraktor miliona eurosh i Bashkisë së Tiranës dhe disa nga adresat e saj përkojnë me bizneset e drejtorëve të rëndësishëm në bashki.

Xhovani Falkone dikur pati thënë si mund të shmangim të flasim për shtetin nëse flitet për mafian. Pra mafia është shteti. Ose shteti është mafia. Tashmë kjo po u bëhet gjithmonë e më qartë të gjithë shqiptarëve. Rilindja është një Oktapod. Por të enjten për herë të parë dikush e theu Kodin e Heshtjes. Mafia është një fenomen human. Dhe ashtu si çdo fenomen njerëzor ka një cikël me fillim dhe fund. Shpresa e vetme është që fundi i saj të mos përkojë me fundin e Shqipërisë./KAPITALI

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Punë plehrash
Next Article Nga Alfred LELA – Arben Ahmetaj, ose bijtë që hanë Rilindjen
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?