GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Klodian TOMORRI – Matematika e Komisionerit për Zgjerimin dhe biçim-samiti i talljes
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Klodian TOMORRI – Matematika e Komisionerit për Zgjerimin dhe biçim-samiti i talljes

By
Klodian TOMORRI
01/03/2024
5 Min Read
Share
SHARE

“Përmes Planit të ri të Rritjes, BE do të japë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor në 4 vitet e ardhshme. Ky plan do të mundësojë dyfishimin e GDP-ve të 6 vendeve të rajonit brenda një dekade,” përsëriti të enjten në Tiranë, Komisionieri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Në fakt, që kur u shpall në nëntor të vitit të kaluar nga Ursula Von Der Leyen, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është shndërruar në një televonelë propagande, që transmeton me përpikmëri të njëjtin episod sa herë që i nevojitet burokratëve të Brukselit dhe udhëheqësve autokratë të rajonit. Atë të 6 miliardë eurove dhe dyfishimit të ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Këtë herë madje, Várhelyi u sqaroi qytetarëve edhe se çfarë do të thotë konkretisht ky plan. “Kjo do të thotë se vendet, të cilat sot kanë 30 për qind të nivelit të zhvillimit të BE-së pas 10 vitesh do të kenë arritur në 60 për qind, ndërsa ato që aktualisht kanë 50 për qind të zhvillimit të BE-së pas 10 vjetësh do të kenë arritur 100 për qind të të ardhurave të BE-së,” sqaroi ai.

E para dyfishimi absolut dhe dyfishimi relativ janë dy koncepte shumë të ndryshme. Që vendet e Ballkanit të dyfishojnë nivelin e të ardhurave të tyre në raport me mesataren e BE-së duhet që ekonomitë e tyre të dyfishohen, kurse ekonomia e vendeve të BE-së të qëndrojë në stanjacion për 10 vjet. Por gafat matematikore të Várhelyit nuk janë tallja më e madhe e Planit të Rritjes. Ajo është një tjetër.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në 12 vitet e fundit, të ardhurat e Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian kanë konvergjuar me 5 pikë përqindje. Në vitin 2010 Shqipëria i kishte të ardhurat mesatare sa 29 për qind e Bashkimit Europian, ndërsa në vitin 2022 shifra arriti në 34 për qind. Sipas Várhelyit, Plani i Rritjes do të bëjë të mundur që për 10 vitet e ardhshme të ardhurat e Shqipërisë të konvergojnë me 34 pikë përqindje, pra 7 herë më shpejt se dekada e kaluar. Kjo falë reformave dhe 6 miliardë eurove të BE-së. Tani të shohim pak numrat.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të marra së bashku është rreth 150 miliardë euro. Bashkimi Europian thotë se do të disbursojë 6 miliardë euro në 4 vitet e ardhshme ose mesatarisht 1.5 miliardë euro në vit për të gjashta vendet. Me pak fjalë, 1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pyetja është a mundet injeksioni i shumë propaganduar i 1.5 miliardë eurove ose 1 për qind e PBB-së të dyfishojë PBB-të e rajonit?

John Maynard Keynes, njeriu i cili shpiku teorinë e stimulit, argumentonte se në rastin më të mirë multiplikatori fiskal shkon deri në 4. Pra 1 për qind shpenzime qeveritare gjenerojnë 4 për qind rritje ekonomike. Megjithatë, ky është një përfundim i shumë debatuar. Ekonomistët e krahut tjetër, ata më pranë linjës të së djathtës mendojnë se multiplikatori fiskal është më i vogël edhe se 1. Por ky është një debat i gjatë dhe ideologjik.

Për qytetarët e Ballkanit Perëndimor thelbi është ky. Procesi i konvergjencës së ekonomive të rajonit ka ngecur. Arsyeja kryesore është korrupsioni dhe keqqeverisja, të cilat mbysin konkurrencën, keqshpërndajnë burimet dhe godasin në zemër mekanizmin që krijon rritjen ekonomike dhe mirëqënien. 

Ky është problemi real, i cili nuk zgjidhet as me samite të sajuara propagandistike dhe as me lëmosha që trumbetohen si paketa gjigande financiare. Ato vetëm se bëjnë të kundërtën. Ushqejnë udhëheqësit autokratë dhe mekanizmin me të cilin ata e kanë bërë të pamundur rrotacionin e pushtetit.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Samiti në Samit, pse e zhduku ‘lideri global’, Belinda Ballukun
Next Article Nga Enver BYTYÇI – A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?