GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Zyrtarët serbë po ‘e vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Zyrtarët serbë po ‘e vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës!

By
Kim MEHMETI
11/07/2023
2 Min Read
Share
SHARE

Sot shënohet 28-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Dhe 28 vite me radhë, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me arsyetimin se nuk janë përfshirë edhe viktima gra e fëmijë! Me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpëlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruozë, ata vetëm sa “e vazhdojnë” gjenocidin e Srebrenicës.

Përndryshe, Srebrenica asokohe ishte shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurt”, por trupat holandeze nuk vepruan, me çka forcat serbe e pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të vetme dhe, duke e vazhduar masakrën në mbi 15 mijë njerëz të tjerë që ishin fshehur në malet përreth,

Ndaj edhe mund të thuhet se Srebrenica nuk shpërfaq vetëm fytyrën kriminale të vrasësve serbë, por edhe atë të pandjeshmërisë së kësaj bote ndaj myslimanëve të Bosnjë Hercegovinës!

Pra, ushtarët serbë vranë 8000 burra e djem boshnjakë, edhe atë duke i marrë nga duart e ushtarakëve evropianë, që kishin ardhur t’i mbronin myslimanët e Bosnjës.

Po pra, edhe sot, 27 vite pas gjenocidit në Srebrenicë, nuk mungojnë zëra që bëjnë përpjekje ta mohojnë atë dhe ta heshtin të vërtetën për masakrën më çnjerëzore të ndodhur në Evropën e pasluftës së Dytë Botërore.

Më në fund, nuk është e panjohur se jo gjithmonë dhe jo njësoj, kjo botë ka ndjerë dhembshuri ndaj tragjedive dhe viktimave.

Pastaj, nëse nuk je popull që ka forcë ta imponojë të vërtetën e vet, atëherë kot e ke të shpresosh se bota rrotullohet rreth boshtit të së drejtës dhe dhembshurisë ndaj viktimës.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Ilyes Ramdani, Mediapart, Francë – Për periferitë franceze duhen të tjera përgjigje
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Emërimi i Ballës, si shenjë e degradimit të Organizatës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?