GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Të ndërtosh shtet pranë të eturve për gjak njeriu!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Të ndërtosh shtet pranë të eturve për gjak njeriu!

By
Kim MEHMETI
24/09/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Jo sot kur u vra edhe një polic i saj, po prej moti, Kosova tregon sa e rëndë është të ndërtosh ‘shtëpi’ pranë fqinjëve të etur për gjak njeriu. Si dhe në kohë kur i ligu – Serbia – miklohet dhe shpërblehet, për ta joshur të shmangë udhën e krimit dhe kur i urti dhe viktima – Kosova – dënohet pse nuk janë më të kujdesshme ndaj vrasësve të tyre.

Po Kosova vështirë e ka të konsolidohet si shtet sepse ajo duhet të bashkëbisedoj për të ardhmen e vet me vrasësit e deridjeshëm të saj, të cilët nuk ndjehen keq pse i kanë duart e përgjakura, por pse nuk ia dolën të na shfarosnin.

Kosova nuk e ka të lehtë të konsolidohet si shtet sepse edhe shumë nga ata që e ndihmojnë atë të pajtohet me armikun e saj, janë të racës së keqe njerëzore që shëmtinë e vetë e mbulojnë me flamujt e rrejshëm të mirësisë njerëzore.

Por sido qoftë, sot kur toka e Kosovës u ujit edhe me gjakun e policit Afrim Bunjaku ajo më bindshëm se kurdo qoftë dëshmoi se gjitha orvatjet për ta zhbërë, atë vetëm e kanë forcuar dhe e kanë bërë më të qëndrueshme në betejën për të dëshmuar se shqipëtarët e saj e dinë se shtetin dhe lirinë i meriton vetëm për aq sa je i gatshin ato t’i mirëmbash dhe t’i mbrosh.

Dhe sot, kur Beogradi tregon hapur se ka mbet atë që ishte – kryeqendra e luftërave të reja ndëretnike – duhet kuptuar se sado paqësorë qofshim, ne s’kemi si e pengojmë atë në synimet e tij luftarake.

Andaj ne nuk duhet të merremi me atë se çka thonë për ne ‘Borrelot’ e ‘Lajçakët’ por të bëjmë atë që i jep kuptim jetës më shumë se çka do qoftë tjetër: pasardhësve tanë të mos ua lëmë trashëgimi turpin, por betejën e fituar ndaj një Serbie që dinë të nxitë luftë, por jo edhe të ndërtojë paqe si dhe ndaj burrështetasve të sotëm serb të cilët e kanë të vulosur në ballë urrejtjen ndaj nesh.

Pra ne sot si kurrë më parë duhet të jemi paqësorë që a kanë kuptuar se jo rrallë herë, kur e ke për fat të kesh ‘shtëpi’ pranë atyre që i lumturon fatkeqësia jote, lirinë dhe rehatinë vetjake duhet t’i ‘paguash’ me më të shtrenjtën që ke – me gjakun tënd!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Edi Rama me fusnotë për Kosovën! Por dialogu përfundoi sot në Zubin Potok!
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Sponsorët e terrorit në Kosovë!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?