GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Shqipërinë e ‘sundojnë’ ata që as i ka zgjedhur e as i ka votuara njeri- ‘SPAKistanianët’?!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Shqipërinë e ‘sundojnë’ ata që as i ka zgjedhur e as i ka votuara njeri- ‘SPAKistanianët’?!

By
Kim MEHMETI
10/01/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Forca shtetbërëse e një populli nuk matet vetëm nëpërmjet nënshkruesve të deklaratës së pavarësisë, por mbi të gjitha me atë sa ai mund e di të ndërtojë shtet të së drejtës, pra shtet institucional ku ligji do vlejë njësoj edhe për të pushtetshmin e të pasurin edhe për të pambrojturin dhe skamnorin.

Vlerësuar nga ky këndvështrim, Shqipëria nuk ishte mjaftueshëm shet as në kohën e Partisë së Punës kur ekzistonte thuajse vetëm sa të kishte Enveri ku ta burgoste popullin e vet si dhe ku të vriste e dhunonte kënd të donte. Edhe atë jo vetëm pse nuk kishte ligj mbi vullnetin e tij, por pse elitat e shqiptarisë – njësoj si sot gjatë regjimit të Piktorit – e mbanin kokën te prapanica dhe shtireshin se nuk e dëgjojnë piskamën e fatkeqve.

Shqipëria nuk ia doli të konsolidohet si shtet institucionalë dhe i së drejtës as tri dekada pas rënies së komunizmit, duke mbetur kështu atë që ishte edhe në kohën e Enverit: shtet që i takon partisë, me popullin në të që i shërben sunduesit.

Dhe duke qenë shoqëri e cila nuk pati guxim të përballet me të shkuarën e vet komuniste, Shqipëria shumë shpejtë ra në duart e pasardhësve të ‘xhelatëve’ që e mbajtën gjallë regjimin më antishqiptarë – atë të Enverit.

Ndërkohë, të huajt, mbase edhe gabimisht, nisën të besojnë se Shqipëria nuk ka potencial të mjaftueshëm shtetformues, andaj duhej atë bërë ‘protektorat’, por të një lloji krejt tjetër.

Duke e ditur se shtetin e drejton ai që i kontrollon ‘peshoret’ e gjyqësorit, të huajt vendosën që mëmëdheut tonë t’ia reformonin drejtësinë dhe kështu atë ta ‘pushtonin’ nëpërmjet SPAK-ut.

Dhe më në fund Shqipëria u bë ‘Spakistanë’ me në krye Piktorin, pra u bë shtet ku askush nuk e dinë nëse prokurorët dhe gjykatësit mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe nëse  kryehajdutët e ‘Rilindjes’ e kontrollojnë SPAK-un, apo SPAK-u i kontrollon ata.

Por ku megjithatë shihet qartë  se ‘SPAKistanianëve’ u është dhënë urdhër të mos merren gjithaq me bërjen e Shqipërisë shtet të së drejtës, por me pastrimin e saj nga ‘plehu’ politikë i tridhjetë viteve të fundit edhe atë, duke i mbyllur sytë përpara ‘aleancës së qelbësirave’, duke i lënë pra të qetë kryehajdutët e ‘Rilindjes’, ata që Shqipërisë ia harxhuan të ardhmen duke e bërë të pabanueshme për brezin e ardhmërisë.

Dhe mbase Shqipëria edhe nuk mund të arrinte më larg se aty ku ndodhet sot me ne të cilët – si edhe gjatë dekadave enveriste – u mbetëm besnikë partive dhe pushtetarëve, por jo edhe shtetit e popullit, me ne që dëshmuam sa nuk e kemi kuptuar se demokracia është përrallë e bukur për t’i vënë në gjumë fëmijët nëse ajo shërben për t’u pasuruar pushtetarët për të cilët nuk vlen gjë ligji.

Me ne pra që tri dekada me radhë shtireshim se nuk e dinim që aty ku askush nuk mbanë përgjegjësi për keqqeverisjen dhe ku nuk ka moral, nuk të vlen gjë ligji dhe vota, se demokraci është edhe kur dy budallenjtë e mbivotojnë një të mençur, por jo edhe kur një votues ‘kushton’ më lirë se një dele.

Dhe duke qenë se thuajse të gjitha ua lamë në duar hajdutokratëve, të cilët ditën na zhvatnin e natën e rrënonin Teatrin Kombëtarë dhe mbëmendjen kolektive për të shkuarën e shqiptarisë, ne edhe jemi bashkëfajtorë pse mëmëdheun tonë sot e ‘sundojnë’ ata që as i ka zgjedhur, e as i ka votuara njeri – ‘SPAKistanianët’?!

Pra të gjithë ne jemi fajtorë pse edhe sot, njësoj si në kohën e Enverit, shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë ndjeheni si popull pa mëmëdhe! 

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Gonxhja që çeli në saksinë e Ramës
Next Article Nga Enton ABILEKAJ – Kronikë e paplotë për pushtetin e Edi Ramës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?