GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Shamitë e krenarisë sime!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Shamitë e krenarisë sime!

By
Kim MEHMETI
15/08/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Në atë album janë të pakta fotografitë ku mund të shihen femra. Por ato i shoh edhe kur nuk janë në foto. Siç e shoh për shembull gëzimin e motrave të mia kur më rregullonin të fotografohesha. Apo frikën e nënës që objektivi të mos i kapte edhe pjesët e arnuara të palltos sime.

Kur shoh ndonjë fotografi të rrallë të motrave, më përfshin një ndjenjë si ajo e hajdutit që përballet me ata që i ka plaçkitur. Dhe në ato fotografi unë e shoh gjininë femërore të burrërisë, të krenarisë dhe të bujarisë sonë.

Duke i shikuar fotografitë e pakta të nënës e të motrave, i shoh gardianet e shqiptarisë, femrat e atyre hapësirave që gjatë dekadave të socializmit, flijuan çdo gjë të veten që te ne shqiptarët e rrethinës së Shkupit, të mos vdisnin ëndrrat tona për një të ardhme kur nuk do duhej të fshiheshim pas mureve të lartë të avllisë, kur do dilnim lirshëm nëpër çardakët e kullave dhe nga aty njëri tjetrin do e thërrisnin me jehonën e këngës shqip.

Pra, kur i shoh fotot e largëta të nënës dhe motrave të mia, më kujtohen kohët kur qarqet sllavo-komuniste donin të na nxirrnin nga prapambeturia, duke ua nxjerr grave shqiptare shaminë.

Më faniten pra heroinat tona të atyre kohëve, të cilat, duke e ‘mbuluar’ identitetin kombëtar e fetar me shami, duke e ‘mbuluar’ me shami gjuhën tonë amtare, ia dolën ta mbronin shqiptarinë në vitet kur komunistët e Titos donin që nga ne shqiptarët këtej kufirit të ‘prodhonin’ një popull të ri të quajtur ‘shiptari’, me një gjuhë të re të emëruara gjuha ‘shiptare’.

Dhe andaj e ndjej mungesën e një përmendoreje të femrës shqiptare me shami në kokë, përmendore të krenarisë sime, të femrës së kohëve të socializmit, të atyre grave që ia dolën ta pengonin asimilimin tonë, që nuk lejuan që edhe ne shqiptarët mysliman, njësoj si ata ortodoksë, të ‘civilizoheshim’ duke e flakur shaminë shqiptare, që pastaj ta humbnim gjuhën, të asimiloheshim, të turpëroheshim kur do na e rikujtonin se cilët kemi qenë dhe, të jemi aty, por si maqedonas, e jo atë që kanë qenë nënat tona me shami në kokë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Oferta e Ramës, vrasësi te porta
Next Article Nga Andi BUSHATI – Tirana, qyteti nga duhet ikur

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?