GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Sa më të dobët janë shqiptarët, aq më e fortë është Maqedonia?!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Kim MEHMETI – Sa më të dobët janë shqiptarët, aq më e fortë është Maqedonia?!

By
Kim MEHMETI
18/08/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Nëse e vlerëson nëpërmjet veprimeve politike të zyrtarëve të Shkupit, ke përshtypjen se ata më shumë kujdesen që të mos i dëmtojnë interesat serbe sesa ato maqedonase.

Dhe ndoshta edhe nuk kanë zgjidhje tjetër ngaqë Serbia, aq mire e ka ngërthyer në kthetrat e veta këtë vend, sa që pa mbështetjen e Beogradit në Maqedoni nuk mund të bëhesh as këngëtar i njohur, e jo më politikanë apo biznesmenë i suksesshëm.

Dhe ndoshta emblema më e përshtatshme njohëse për këtë vend do mund të ishte ‘gjyshja’ Presidente e RMV, e cila ndërtoi karrierë politike duke ndërruar parti si dhe duke e mëkuar dhe ushqyer te populli maqedonas idenë se sa më të dobët janë politikisht e ekonomikisht shqiptarët e këtushëm, aq më i fortë është shteti dhe maqedonasit në të?!

Kalimthi thënë, presidentja e sotme e RMV është nga të fundit që e morri vesh se Jugosllavia e Titos ishte zhbërë dhe kurrë më nuk do rimëkëmbej. Andaj edhe mbeti jugonostalgjike e pashërueshme, e cila edhe gjatë kohë do e vuajë pamundësinë që si dikur, me vëllezërit serb, bashkarish ta luftojnë rrezikun e natyrshëm të tyre – shqiptarinë!

Por e gjithë kjo e vërtetë nuk VLEN gjë për pushtetarët e sotëm shqiptarë, të cilët siç duket, as që i intereson se nga është katandisur RVM, por vetëm sa ajo u mundëson t’i mbushin xhepat dhe të mbrojnë pasurinë që e siguruan në të shkuarën duke e zhvatur popullin e vet, edhe atë o si ish kryetarë komunash, o si  ministra e drejtorë të ndërmarrjeve publike ku i mbante vetëm një vlerë – emblema e BDI’së!

Por sidoqoftë, shqiptarët e Maqedonisë arritën një sukses të madh në zgjedhjet e fundit parlamentare : u çliruan nga robëria dydekadëshe ‘leniniste’ e BDI’së.

Tani atyre u mbetet ta pastrojnë oborrin e vet politik nga mbeturinat e kësaj diktature, nga ata që duke ndryshuar flamurin pariak, janë të gatshëm t’i shërbejnë cilit do sunduesi maqedonas që do ua mbrojë pasurinë e siguruar nga vazalizmi i deridjeshëm nën emblemën e BDI’së dhe që do ua shpërblejë shtrenjtë këtë të sotmin. 

E ndërkohë ne të tjerët duhet ta kuptojmë se ai që ia do të keqen Maqedonisë nuk duhet t’i kritikojë burrështetasit e saj, por duhet atyre t’ua ushqejë iluzionin shkatërrimtarë për vendin se dobësimi i shqiptarëve, e forcon shtetin?!

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Ylli MANJANI – Operacioni ishte i suksesshëm, pacienti vdiq
Next Article MotoGP, Bagnaia arrin legjendën Schwantz: ja 10 fituesit më të mëdhenj të MotoGP

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?