GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – ‘Rilindja’, pasqyrë ku Shqipëria i sheh dështimet e veta!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – ‘Rilindja’, pasqyrë ku Shqipëria i sheh dështimet e veta!

By
Kim MEHMETI
05/05/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria do e zgjedhë presidentin e radhës. Edhe atë ashtu siç mund të ndodh në shtet ku mbi të gjitha idealet, qëndron ideali i ‘xhepit’. Dhe ku zgjedhjet në përgjithësi, janë cirk qesharak, ku fëmijët mund të shohin se ku mund të të ngjitë libreza partiake, nuk mund të të çojnë aftësitë.

Pra në Shqipëri do zgjidhet presidenti, i cili do jetë pasqyrë ku kryeministri do e sheh edhe një triumf të vetin, e ku mëmëdheut do i pasqyrohen të gjithë dështimet e saj të deritanishme.

Dështime që mund t’i ndodhnin një vendi ku shumëçka të duket e veçantë, si e shkëputur nga realiteti dhe ku, edhe kur dëgjojnë se lehë e hanë mish, banorët e atyshëm nuk e besojnë se është qen, por presin këtë t’ua thotë ndonjë kryetar partie.

Dhe tani, kur të gjithë merren me parashikimet se cili do jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, është e çuditshme si askujt nuk i kujtohet ta propozojë zgjidhjen më të mirë për vendin: që Piktori me brekushe të jetë Kryeministër, e ai me qafore, President.

Po pra, Shqipëria do e zgjedh presidentin e radhës si çdoherë deri tani: duke u mbytur në zhurmën mediatike, që nuk ka për qëllim ta mbulojë e mbrojë vetëm lojën e punëdhënësve të vet –  të pushtetarëve, por edhe ta varros dinjitetin dhe vetëbesimin kolektiv të popullit.

Gjë e cila në masë të madhe është arritur edhe atë, jo pse ‘zhurmaxhinjt’ mediatik i dallon mençuria e madhe, por pse ne të tjerët iu dorëzuam pritjes që të ndodh ‘përmbytja’ e madhe, e cila do i nxjerr në sipërfaqe të gjitha pisllëqet politike të ‘Shqipërive’ tona, e që pastaj, kur ‘uji’ të tërhiqet, ne të marrim pjesën tonë të fitores.

Pra çkado që të themi, Shqipëria do e zgjedh presidentin që e pëlqen Kryeministri, sepse ajo prej moti ka harruar si e pëlqen vetveten. Siç harruam shumica prej nesh se mëmëdheu doli nga mjegulla e përhimët ideologjike, që nuk lejonte atë ta shihnin të tjerët dhe, u fut në retë shumëngjyrëshe ‘hajdutokrate’, që nuk e lejojnë atë ta sheh vetveten.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri?
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Rama, një armik më shumë i medias së lirë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?