GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Ramës i duhet treguar se jo të gjithë mbjellin kanabis dhe e shesin votën!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Ramës i duhet treguar se jo të gjithë mbjellin kanabis dhe e shesin votën!

By
Kim MEHMETI
30/06/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të saj – mosndjeshmërisë ndaj fatit të vet kolektiv dhe ndaj përbuzjes që ia bëjnë pushtetarët dhe të pasurit – kur një vend bie në duart e krimit dhe hajdutërisë, kur gjithë idealet e një populli bëhen pjesë e cirkut politik, kur tradita dhe kultura e një kombi bëhen shtrat ku bëjnë gjumë pushtetarët, ajo tregon se ai popull ka elita të sëmura nga sëmundja ‘vdekjeprurëse’ – nga paturpësia!

Nga kjo sëmundje, kryesisht, vuajnë ata që shikojnë vetëm sofrën e ‘mbretit’, nga e cila ushqehen, e jo edhe atë që ndodh rreth tyre, kjo sëmundje përhapet kur shoqëritë ndjehen të lodhur nga vetvetja, kur shuhen shpresat se diçka mund të ndryshojë dhe kur ata që duhet t’u prijnë ndryshimeve, mbeten me kokën e zhytur në grazhdin e pushtetit.

Dhe ne jetojmë në kohë kur të duket se gjithë shqiptarinë e ka pushtuar një lodhje e frikshme, e cila atë e bënë të pandjeshme edhe ndaj rrënimit të Tetarit Kombëtar, edhe ndaj Ballkanit të Hapur me shqiptarinë, të cilën do e bashkojë Beogradi, ndaj paturpësisë së pushtetarëve shqiptarë që më shumë brengosen si t’ua shpërlajnë duart e përgjakura kriminelëve serb se sa ku prehen viktimat e pagjetura shqiptare nga Kosova.

Po pra, kur idealet e një kombi nuk kanë ku të mbështeten, mosndjeshmëria e popullit ndaj fatit të vet kolektiv bëhet sëmundje ‘vdekjeprurëse’. Dhe kjo sëmundje popullit në fillim ia ‘merr’ rininë, duke e degdisur atë anëve të botës, pastaj, ua merr aftësinë e të folurit atyre që në mos më shumë, Kryeministrit të Shqipërisë do duhej t’i thoshin: Zotëri, mos pandeh se çdoherë e çdokund më me ndikim janë prodhuesit e hashashit dhe se do mund t’i shpërlash mëkatet me paratë e pasanikëve që sot t’i blejnë votat!

Por për fat të keq askush nuk thotë asgjë dhe shumica e të ‘urtëve’ tanë heshtin. Flasin vetëm ata që e adhurojnë Piktorin dhe e urrejnë Kryeministrin e Kosovës. Pra ata që e duan helmin politik që i asgjëson gjitha idealet dhe shpresat e shqiptarisë, që ia merr ‘frymën’ frymës që solli Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, frymë që do mund ta pastrojë shqiptarinë nga ‘Rilindësit’ që e kriminalizuan Shqipërinë dhe nga ata që ia dolën ta çlirojnë Kosovën nga të huajt, por jo edhe ta mbrojnë atë nga grykësia e tyre për pushtet dhe nga tregtari që bartnin në vetvete.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – “Zyrtarisht jemi pjesë e një botë shumëpolare”
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Pse Hashim Thaçi i mungon Edi Ramës?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?