GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Piktori e shijon lirinë e plotë politike, sepse i mungon ndjesia e turpit!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Piktori e shijon lirinë e plotë politike, sepse i mungon ndjesia e turpit!

By
Kim MEHMETI
30/07/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, ai e Maqedonisë së Veriut dhe Presidenti i Serbisë janë takuar në Shkup nga ku do e çojnë përpara projektin e tyre të “Minishengenit Ballkanik’, e për të cilin edhe vetë qarqet serbe thonë se është hap i rëndësishëm drejtë realizimit të ‘Botës serbe (lexo: ‘Serbisë së Madhe’).

Dhe përderisa dihet se pa Beogradin, sllavo-maqedonasit ndjehen si fëmija pa nënën që e ka lindur dhe e ka mëkuar, shtrohet pyetja e logjikshme: ç’është ajo që Shqipërinë e bënë më të afërt me Serbinë, se sa me Kosovën?!

Ku ta dish, vëllazëria mes Piktorit dhe Presidentit serb mbase ka të bëjë me hallin e përbashkët që ata dy i bënë të mos e duan e ta kenë frikë BE-në: telashet që kanë me ligjin si dhe, dëshira që shtetet e tyre të mbeten ‘lopë’ të cilat i ushqen i tërë populli, por që i mjelin vetëm ata dy!

Por sidoqoftë, duhet pranuar: Piktori kurrë nuk e ka fshehur se më mire ndjehet me kolegët e vet sllavë, se sa me ata shqiptarë. Pastaj tek ai qartë shihet një veçori për të cilën mund t’ia kesh edhe zili: atij nuk i bëjnë fare përshtypje kritikat e shqiptarëve dhe e jeton të plotë lirinë e vet politike. Ashtu siç e jetojnë vetëm ata të cilëve u mungon ndjesia e turpit.

Ku ta dish, mbase këto tipare janë ato që atë e bëjnë të duket se i ka të gjitha për ta pëlqyer Presidenti serb dhe thuajse asgjë për ta besuar shqiptarët. Tipare që atë e çojnë të besojë se politika është e kundërta e të vërtetës dhe ndershmërisë.

Por sidoqoftë një gjë duhet pranuar: Piktori vepron kështu sepse ka ende shqiptarë që e duan si të tillë dhe të cilët, nuk e kanë kuptuar se për dallim nga fatkeqësitë natyrore, pas të cilave bota bimore e shtazore ringjallet thuajse siç ka qenë më parë, pas fatkeqësive politike asgjë nuk mund të ribëhet e të ringjallet. Po pra, në Shkup janë takuar ithtarët e ‘Mini Shengenit Ballkanik’: Aty mungojnë shumë liderë të këtyre hapësirave, mes të cilëve edhe Kryeministri i Kosovës, gjë që siç duket aspak nuk i pengon Piktorit. Me çka tregon se është si i ardhur nga kohët kur drejtuesit e Shqipërisë, mburreshin kur i puthnin këpucët e ‘mbretërve’ serb, por nuk turpëroheshin kur e pështynin dorën e vëllait të vet shqiptar!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Vehap KOLA – Një platformë rajonale për BE-në si shpëtim nga OB-ja Vuçiq-Rama
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Kur kryeministri shqiptar e lidh fatin e tij me me presidentin e Serbisë!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?