GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Nga politikani i keq s’mund të bësh njeri të mirë!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Nga politikani i keq s’mund të bësh njeri të mirë!

By
Kim MEHMETI
19/05/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë e di se ‘Ballkani i Hapur’ është sinonim për ‘Botën Serb’, botë e dalë nga ajo ruse dhe se si i tillë, është projekt që trurin e ka te Akademia, e zemrën, te Kisha Serbe. Dhe mbase prandaj ky projekt atë aq shumë e josh.

Por ata që e kritikojnë atë nuk e dinë të vërtetën se nga një politikan i keq si ai, kurrë nuk mund të bësh një njeri të mirë dhe se, as nga dhjetë njerëz të këqij, s’mund ta bësh një shqiptarë të vetëm të mirë.

 Me një kryeministër që më mirë ndjehet në ‘Botën Serbe’ se në atë shqiptare – në vend që të ishte Piemont dhe çadër mbrojtëse e shqiptarisë – Shqipëria u bë vend që i ngjanë një province serbe, vend ku nuk prodhohen ide, ku vyshken dhe shpallen shenjë prapambeturie patriotizmi dhe idealet shqiptare, ku modele suksesi janë narko dilerët dhe politikanët hajdut dhe ku, art e kulturë janë kofshët e gjinjtë cullak, që ekspozohen si çdo gjë që shitet – si mishi i lopës nëpër mishtore.    

Dhe duke u shndërruar në një ‘tallava’ shoqëri ku cullakëria merret si shenjë civilizimi, që të ndihmon të bëhesh kryeministër i vendit, edhe ndodh që thuajse të gjithë të heshtim kur burrështetasit e ‘Rilindjes’ vendosin ta rrënojnë Teatrin Kombëtar,  kur ata e përcaktojnë pamjen e Sheshit të Flamurit në Vlorë, kur e nxjerrin në ‘shitje’ Butrintin, kur Kryeministri i vendit e përcakton ‘tallava’ këngëtarin serb që do na zbavit…, pra të heshtim kur ekspertë që përcaktojnë çdo gjë shqiptare janë një grusht pushtetarësh, e të bëjmë zhurmë kur duhet të na vijë turp të flasim.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Kuptohet, shqiptaria nuk ka dalë nga terri, por është tërësi vlerash kulturore dhe flijimesh të shumë gjeneratave para nesh. Dhe pa dyshim se ajo do ishte më e bashkuar e më e begatë seç është, sikur të kishte qëndruar sa më larg ‘Botës Serbe’ e sa më pranë asaj mbarë shqiptare.

Andaj është e habitshme si mundet që edhe shqiptaria e sotme, dritën e vet ta kërkojë në terrin serb si dhe, të mos e kuptojmë se shoqëritë tona, nuk janë viktimë e ‘Piktorëve’ tanë proserb, por e mendësisë sonë se s’jemi ne pronarë dhe mbrojtës të shtetit, por kryehajdutët politik që atë e kanë rrëmbyer nga ne. 

Sidoqoftë duhet thënë se Shqipëria është shëmbëlltyr e shoqërive shqiptare, në të cilat politikanët i kremtojnë fitoret e veta, përderisa populli i vuan dështimet dhe frustrimet e ushqyera me mosguximin kolektiv të përballet me të vërtetën se nëpër ‘Shqipëritë’ tona, interesat e ‘Rilindësve’ – e jo ato të shqiptarisë –  janë interes shtetëror.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Historia e shkurtër dhe e pabesueshme e projektit Elliott: nga rrënojat në luftë për skudeto
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Një cicërimë, një like dhe Valsi i Beogradit!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?