GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Mos jeto aty ku një votues blihet më lirë se një dele!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Mos jeto aty ku një votues blihet më lirë se një dele!

By
Kim MEHMETI
31/10/2025
2 Min Read
Share
SHARE

Me siguri e shihni se sa më shumë rritet numri i patriotëve dhe drejtuesve partiak që luftojnë për të mirën e popullit, aq më shumë shtohen autobusët me të rinjtë tanë që shtegtojnë nëpër metropolet Perëndimore.

Dhe ata të rinj me vete marrin kujtimet nga vendlindja që nuk i deshi dhe vetveten e dëshpëruar që do i shoqërojë kudo që të shkojnë dhe me këdo që të jenë.

Pa dyshim se e keni vërejtur se sa më shumë shtohen xhamitë me shumë minare ku falen drejtuesit tanë partiak pa din e iman që thirren në Zot e në fe, aq më shumë shtohet numri i politikanëve hajdutë të veshur me petkun properëndimorë dhe proamerikanë?

Dhe këta politikanë i drejtojnë shoqëritë tona ku bamirës më të mëdhenj janë narkodilerët dhe ku spektakle më të shikuar televizivë janë ato ku fukarenjtë e vajtojnë varfërinë e vet e ku grumbulluesit e kontributeve bamirëse pasurohen nga mjerimin i hallexhinjve skamnorë.

S’ka si mos ta keni dëgjuar proverbin se të vetmin që kurrë nuk mund ta zgjosh nga gjumi është ai që shtiret se është duke fjetur.

Me çka e dini se mëkot i shpjegoni çka do qoftë atij që shtiret se as sheh as dëgjon gjë nga ajo që është duke ndodhur rreth nesh.

Është e pamundur mos të dini gjë lidhur me të gjitha që u thanë më lartë, por ju ato i heshtni ngaqë nuk e dini se heshtja e të vërtetave është gënjeshtra më e madhe.

Dhe me këtë nuk e keni kuptuar se jo politikanët, por ne jemi gënjeshtarët më të mëdhenj të  vetvetes, me çka edhe shtiremi që nuk e dimë se nuk duhet të jetosh në një vend ku votuesi kushton më lirë se një dele, aty ku nga çdo kund ulurin pakënaqësia, por ku është pllakosur heshtja.

Heshtje që simbolizon vdekjen e një shoqërie, heshtje që tregon se aty jetojnë shumë pakë njerëz e shumë të maskuar si të tillë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Edi DELIU – “Opozitarët e opozitës”: kur mediat e vetëshpallura opozitare bëhen roje të pushtetit
Next Article Rreziku i “sekretit anti-plakje” viral në TikTok: Çfarë fshihet pas trajtimit që po përhapet në mbarë botën

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?