GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Kush e dëmton sot më shumë Kosovën: Beogradi luftënxitës apo Kryeministri ‘paqedashës’ i Shqipërisë!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Kush e dëmton sot më shumë Kosovën: Beogradi luftënxitës apo Kryeministri ‘paqedashës’ i Shqipërisë!

By
Kim MEHMETI
05/07/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Sikur Kosova të kishte parti të mirëfilltë opozitare, ato nuk do linin ditë pa protestua e pa kërkuar nga Kryeministri i vendit të mos e jep asnjë pëllëmbë të vendit dhe t’ia kthejë Kosovës Luginën e Preshevës.

Por që të jesh opozitarë i tillë duhet të kesh ideal që shkon pakë më larg se sa kafenë e mëngjesit ta pish në një shtëpi luksoze disa milionëshe. 

Sikur shumë nga opozitarët e sotëm të Kosovës të mos i kishin pantallonat nëpër këmbë dhe xhepat e tyre të rënduar nga kuletat e hajdutërisë, ata qëmoti do e kuptonin se Kryeministri i sotëm i vendit të tyre nuk është i pa gabueshëm, por ai bënë të kundërtën e asaj që kanë bërë ata kur kanë qenë në pushtet: flijon çdo gjë të veten për popull e vend e nuk e flijon shtetin dhe popullin për mirëqenien vetjake.

Dhe ngaqë Kosova nuk ka opozitë, Kryeministri i sotëm i saj ngrihet në figurë trishtuese për burrështetasit e pamoralshëm dhe pa ndjesi për përgjegjësi, si edhe për ata që interesin kombëtarë e kanë të lidhur me thellësinë e xhepit të vet.

Pastaj, sikur shqiptarët të ‘kishin’ mëmëdhe siç e kanë për shembull serbët e kudondodhur, ai mëmëdhe do kishte vetëm një porosi për Kryeministrin e Kosovës: të mos i lëshojë pe armikut shekullor, duke e ditur se pas tij do qëndrojë e tërë shqiptaria dhe se Tirana zyrtare nuk do e qortojë publikisht edhe kur ai të bëjë  gabime.  

Por siç duket, Kosova nuk ka opozitë të duhur. Aq më keq ajo ka pas vetes një Shqipëri të drejtuar nga një kryeministër me ‘din e iman’, por pa aspak shqiptari. Dhe i cili më të mirën që do mund ta bënte sot për Kosovën është ta linte atë në hallin e saj, të mos brengosej për të dhe të mos e keqpërdorte për t’u promovuar në atë që kurrë nuk ka qenë dhe që nuk është as sot – i brengosur për shqiptarinë.

Po pra, sikur Kosova të kishte parti opozitare ato nuk do linin ditë pa protestuar kundër qeverisë, duke kërkuar nga ajo të kundërtën e asaj që opozita serbe kërkon nga Vuçiqi, e të cilin e lufton dhe nuk e donë, por e përkrahë në betejën kundër Kosovës: ta ‘çlirojë’ Veriun e vendit të okupuar nga kriminelët serb dhe t’ia kthejë vendit Luginën e Preshevës.

Dhe pse Kosova nuk ka opozitë e mëmëdhe, nuk është fajtor Kryeministri i sotëm i saj, por edhe të gjithë ne që lejojmë të na përfaqësojë politikani më perversë që ndonjë herë ka pasur mëmëdheu ynë: një Kryeministri që të sulmon dhe të shanë edhe përderisa ti je në mes të betejës kundër armikut shekullor.

Andaj përderisa është kështu, ne nuk duhet të pyesim se çka na bëjnë të tjerët, por duhet t’i përgjigjemi pyetjes se kush më shumë e dëmton sot Kosovën: Beogradi luftënxitës apo Kryeministri ‘paqedashës’ i Shqipërisë!

Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Enton ABILEKAJ – Vizita e Clinton, dhurata që Rama i bëri vetes për ditëlindje
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Ku ndryshojnë mesazhet e Bush të vitit 2007 dhe ato të Klinton më 2023!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?